Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) dhe Këshilli Evropian i Investitorëve (EIC), kanë hapur konferencën vjetore për promovimin dhe tërheqjen e investimeve në Kosovë.
Kjo ngjarje ishte me pjesëmarrje të madhe nga komuniteti i biznesit, bashkëpunimi ndërinstitucional dhe bashkëpunimi ndërkombëtarë, të cilët u njoftuan për progresin e arritur gjatë ketij viti në proceset e politik-bërjes në industri, ndërmarrësi, si dhe për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve, duke theksuar se zhvillimi i sektorëve të industrisë përpunuese është shumë i rëndësishëm për ekonominë e vendit.
Ministrja e Indrustrisë Rozeta Hajdari, tha se gjetjet nga studimet e zinxhirëve të vlerës për shtatë sektorët e industrisë përpunuese – drurit, mobilerisë, plastikës, minerale jo metalike, të asaj metalike, ushqimit dhe pijeve, si dhe kimikateve, tregojnë që këta sektorë janë përformuesit më të mirë dhe me kompetencë të fuqisë punëtore në prodhim.
Ajo tha se këtë vit është hartuar dhe plotësuar legjislacioni për investime dhe politika tregtare sipas praktikave më të mira ndërkombëtare dhe në harmoni me legjislacionin e BE-së, me qëllim për integrimin e fuqishëm ekonomik dhe tregtar me vendet dhe principatat e BE-së.
“Ligjet e reja për investime të qëndrueshme; për parqet industriale dhe teknologjike; për inovacion dhe ndërmarrësi; për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale; për mbrojtjen e konkurrencës dhe ligji për turizmin, janë disa nga ligjet kryesore të hartuara dhe plotësuara gjatë këtij viti, që do të ndikojnë në përmirësimin e ambientit të të bërit biznes në Kosovë”, tha tutje Hajdari.


