KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hajdari demanton Prokurorinë: Në rezervën shtetërore u keqpërdorën më pak se 300 mijë euro
Ekonomi

Hajdari demanton Prokurorinë: Në rezervën shtetërore u keqpërdorën më pak se 300 mijë euro

Kosova News
Kosova News 21:59 -13/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Mbi 600 mijë euro është dëmi që Prokuroria Speciale pretendon se dy zyrtarët e Ministrisë së Industrisë, drejtori i Divizionit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, dhe drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, Irfan Lipovica, dhe biznesmen Ridvan Muharremi ia kanë shkaktuar buxhetit të shtetit të destinuara për rezerva shtetërore.

Mirëpo, një gjë të tillë e demantoi Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e cila tha se dëmi i shkaktuar është diku rreth 300 mijë euro, e që sipas saj, tashmë veç kanë filluar proceset gjyqësore.

Njëherit, Hajdari vlerësoi që Prokuroria ka dëmtuar dhe kompromentuar sigurinë shtetërore.

“Unë si ministre, pres që organet e hetimit të kenë vëmendje që krahas punës hetimore të mos cenojnë në asnjë rrethanë sigurinë shtetërore, për aq kohë sa bëhet fjalë për rezervën shtetërore të Republikës së Kosovës. Unë jam befasuar si ministre e Industrisë, kur kam parë shifrat e tilla të rrjedhura nga informacioni i parë i Prokurorisë. Është komprometuar siguria, e informacioni i klasifikuar, dhe është dëmtuar siguria e shtetit të Kosovës. Unë i lutem Prokurorisë që t’i referohen ligjit për informacione të klasifikuara dhe Ligjit për Rezervën Shtetërore. Nuk qëndron ajo shifër prej 600 mijë euro, është komplet e pasaktë. Unë befasohem se si e ka kalkuluar atë shifër. Dëmi i shkaktuar del të jetë në 300 mijë euro. Ndërkohë për këto 300 mijë euro ka procese gjyqësore”, deklaroi Hajdari në teve1.

E pyetur se a do të duhej të bie barra edhe tek ata që kanë publikuar këto informacione, Hajdari bëri të ditur se tanimë kanë njoftuar organet kompetente për rrjedhjen e informacionit nga të gjithë.

“Në si ministri veçse i kemi njoftuar organet kompetente për rrjedhjen e informacionit nga të gjithë. Asnjëherë ministria nuk ka reaguar pasi informacioni është bërë bujë në media, por gjithmonë më parë. Ne i kemi përcjellur kushtet e kontratës dhe afatet e saj”.

Kujtojmë që Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka gjetur se përpos procedurës së kundërligjshme që është ndjekur në blerjet e rezervave shtetërore ka edhe shkelje të tjera pasi malli i paguar s’ka mbërritur në Kosovë.

Gjithashtu lexoni:

Bankat në Kosovë ulin disa nga tarifat e shërbimeve, theksohet rritja e konkurrencës dhe transparenca financiare

Ekzekutohen nga 100 euro për punëtorët e sektorit privat, Murati njofton edhe për mbështetjen e studentëve

Nënshkruhen kontratat për sanimin e skarpateve në autoudhën “Ibrahim Rugova”

Ekzekutohen sot 100 eurot e sektorit privat, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

Pacolli paralajmëron gjoba deri në 5 mijë euro për ndotësit

Kosova News 13/09/2023 13/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Nuk ka fitues në ndeshjen Belgjikë – Egjipt
23:08 -15/06/2026
Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar
22:42 -15/06/2026
Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende
21:45 -15/06/2026
Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës
21:09 -15/06/2026
Shqipëria nënshkruan tri konventa në Strasburg për shtetin ligjor
20:43 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?