Pep Guardiola ka zbuluar emrin e lojtarit për të cilin ai është penduar që e ka lejuar të largohet nga Manchester City pas vetëm një sezoni.
Guardiola iu bashkua Cityt në verën e vitit 2016, duke zëvendësuar Manuel Pellegrinin në ‘Etihad Stadium’.
City ka fituar gjashtë tituj të Ligës Premeir nën urdhrat e Guardiolas, po ashtu dy herë FA Cup, katër herë Carabao Cup, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube.
Pas sezonit të tij të parë në krye të Cityt, Guardiola bëri një rinovim të skuadrës duke bërë që emra si Bernardo Silva, Kyle Walker, Aymeric Laporte dhe Ederson t’i bashkoheshin klubit.
Guardiola zbulon gabimin e madh i cili i kushtoi Man Cityt me sezon të tmerrshëm
Disa yje u larguan duke përfshirë Gael Clichy, Pablo Zabaleta, Samir Nasri, Bacary Sagna, Aleksandar Kolarov dhe Wilfried Bony.
Dhe ka një lojtar i cili u largua po atë verë për të cilin Guardiola është penduar që e ka lënë të ikë
Jesus Navas iu bashkua Cityt në verën e vitit 2013 nga Sevilla për 15 milionë euro dhe shënoi tetë gola në 183 ndeshje për klubin, duke fituar titullin e Ligës Premier dhe dy herë Carabao Cup.
Navas u largua eventualisht nga City si lojtar i lirë në vitin 2017 dhe u rikthye në klubin e tij të fëmijërisë Sevilla, për të cilët luajti deri në verën e kaluar para se të pensionohej nga futbolli me 705 paraqitje në emrin e tij dhe 40 gola të realizuar.
“Faleminderit për dhuratën që ma dhe që ta kalonim një vit së bashku. Ju nuk e dini se sa shumë jam penduar që ju kam lënë të largoheni. Do të dëshiroja që ti të qëndroje më gjatë këtu, por ndonjëherë ju bëni gabime”, kishte thënë Guardiola drejtuar Navas.
Navas ka gjithashtu 56 paraqitje për kombëtaren e Spanjës ku ka realizuar pesë gola dhe ka qenë pjesë e skuadrave që kanë fituar Kupën e Botës në vitin 2010 dhe Kampionatin Evropian në 2012 dhe 2024./