Bashkësia Islame e Kosovës beri të ditur se grupi i fundit i haxhinjve kosovarë është kthyer sot në Kosovë, teksa tha se organizimi i sivjetmë i Haxhit ka shkuar sipas rregullave dhe planit të paraparë.
“Grupi i fundit i haxhinjve kosovarë, të cilët këtë vit kryen Haxhin në vendet e shenjta, është kthyer sot në Kosovë. Ata kanë ateruar në orën 10:40 në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Në pritje të tyre kishin dalë familjarë të shumtë, të cilët të mallëngjyer e me lot gëzimi uruan haxhinjtë për Haxh e ibadetete të pranuara”, ka shkruar BIK-u në një postim në Facebook.
BIK tregon se hanxhinjtë nga Kosova, në mënyrë të organizuar, grupe-grupe, kanë filluar udhëtimin drejt vendeve të shenjta më 28 qershor 2022.
Sipas BIK, ata fillimisht kanë vizituar Mekën, ku edhe kanë kryer ceremoninë e Haxhit, ndërsa më 13 korrik 2022, ata kanë filluar vizitën në qytetin e Medinës.
https://www.facebook.com/birk2015/posts/pfbid0DgQQWzKC2RWihSWpUD6r9Q7s8iV8EqyYWBPYng1L673AFX9rcPfDECS1U7wGj3uzl

