Policia e Kosovës njofton se një grua nga Podujeva ka raportuar të shtunën se është keqtrajtuar seksualisht nga një i afërm i bashkëshortit të saj.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë, viktima ka raportuar se sulmi seksual ka ndodhur në vazhdimësi derisa bashkëshorti i saj nuk ka qenë në shtëpi.
“Më 17.06.2023 viktima femër kosovare ka raportuar se derisa bashkëshorti i saj nuk ka qenë në shtëpi, në vazhdimësi është keqtrajtuar seksualisht nga (një i afërm i bashkëshortit) i dyshuari mashkull kosovar”.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.


