Një person është ankuar në Policinë e Kosovës se është sulmuar fizikisht nga një grua.
Gruaja, e cila thuhet se ishte nën ndikimin e alkoolit pasi e ka sulmuar viktimën, ia ka dëmtuar veturën edhe një burri tjetër.
E gjithë kjo ngjarje ka ndodhur pas mesnate, respektivisht në ora 00:40 në rrugën “Knjaz Milloshi”, në Mitrovicë.
“Një mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare nën ndikim të alkoolit ndërkohë e njëjta i ka dëmtuar veturën një mashkulli tjetër kosovar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Bëhet e ditur se palët e përfshira në këtë rast nuk janë intervistuar pasi që gjenden nën ndikim të alkoolit dhe rasti është në procedurë hetimore./KosovaNews/


