KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Greva shkakton tollovi në komunën e Prishtinës
Politikë

Greva shkakton tollovi në komunën e Prishtinës

Kosova News
Kosova News 15:45 -26/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Greva e përgjithshme në sektorin publik ka shkaktuar pakënaqësi tek qytetarët. Si pasojë e kësaj greve para komunës së Prishtinës janë shtuar radhët e pritjes mbi një orë të qytetarëve që presin për pajisje me dokumente në aparatet digjitale.

Agim Ajvazi i cili ka mbi një orë që pret për tu pajisur me certifikatë të lindjes konsideron se nuk ka pasur nevojë fare për grevë.

“Grevën katastrofë. Qe një orë e gjysmë jam duke prit për një certifikatë të lindjes. S’ka pas nevojë për grevë”, thotë ai.

Derisa pajtohet me grevën Fahri Zabërgja, qytetar i Prishtinës kërkon më shumë organizim me qëllim që shërbimet të mos lihen keq.

“Këta duhet me pas edhe të drejtë pa diskutim, mirëpo duhet të jetë organizimi. Sa i përket komunës, së pari ne në Dardani, aty aparatura nuk punon. Është dashtë së pari ta përgatisin aparaturën, që mos të vijmë prej Dardanisë këtu, dhe mos të krijojmë radhë në këtë pjesë me vetëm një aparat. Prandaj kjo është dashur të rregullohet me kohë”, theksoi ai.

Sipas këtij qytetari edhe grevistët duhet t’i japin pak kohë qeverisë deri në hartimin e Ligjit të Pagave.

“Ka të drejtë secili të protestojë, mirëpo normale unë jam në sektorin privat që duhet të gjej pak edhe kohën, momentin për të parë grevën, pasi që mesa di Qeveria është duke punuar në sjelljen e ligjit të pagave dhe nuk munden me ja dhënë njerëzve lekun. Besoj që duhet dhënë pak kohë sepse jemi në një situatë shumë tensionuese si vend, gjendja politike është e acaruar”, thotë ai.

Edhe Remzie Bislimi nga Prishtina konsideron se kjo grevë ka qenë e panevojshme.

Sipas saj, kjo qeveri ka më shumë nevojë për kohë për të reaguar karshi problemeve të shumta, me të cilat përballen qytetarët e Kosovës.

“Bash mirë jo (greva), sepse kemi një Qeveri që udhëheqë shtetin dhe Qeveria e re nuk është shumë gjatë në pushtet. Dhe e vlerësojmë këtë Qeveri, por për një kohë shumë të shkurtër nuk mund të arrijë aq shumë sa mendojmë ne… Unë jam duke pritur që 15 minuta (për një dokument)”, u shpreh kjo qytetare.

Nga dita e djeshme Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka nisur grevën në sektorin publik në vend. Përmes këtyre grevave ata po kërkojnë hartim dhe hyrje në fuqi sa më shpejt të Ligjit të pagave, plotësim-ndryshimin ligjit mbi skemat pensionale dhe pagesë 100 euro deri në miratimin e Ligjit të Pagave.

E karshi kësaj greve kanë reaguar nga Ministria e Financave të cilët kërkuan listën e grevistëve për të pezulluar pagesat e tyre. Kjo ngjalli reagime të shumta nga opozita por edhe nga KMDLNj. 

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet

Kurti: Takimi me Abdixhikun dhe Osmanin ishte konstruktiv, diskutuam për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin

Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin

Kryeministri Kurti, optimist para takimit me Abdixhikun dhe Osmanin

Kurti: Po i zgjerojmë mundësitë për mobilitet akademik

Kosova News 26/08/2022 26/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?