Granit Xhaka e ka nisur në mënyrën më të mirë edicionin e ri të Bundesligas, me një gol spektakolar nga distanca.
Ndeshjen hapëse të sezonit të ri të Bundesligas si zakonisht e fillon kampioni, ku Bayer Leverkusen po përballet me Borussia Moenchengladbach si mysafir.
Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 12-të, ku Granit Xhaka nga një top i kthyer me një goditje të fuqishme pothuajse nga 30 metra arriti të shënojë për 1-0.


