Goli i shënuar të enjten mbrëma nga Rafael Leao i Milanit kundër skuadrës franceze, Rennes, ka marrë më së shumti vota dhe është zgjedhur goli i javës në Ligën e Evropës.
Sulmuesi portugez e shënoi golin e tij të parë që prej muajit nëntor.
Ai shënoi në fitoren 3:0 kundër Rennesit në “San Siro”.
Portugezi Leao bashkëveproi me francezin Theo Hernandez nga krahu i majtë dhe e shënoi golin e tretë të “rossonerëve” në mbrëmjen e së enjtes.
Ishte goli i tij i shtatë në 29 paraqitje në të gjitha garat në edicionin aktual.


