KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjykimi ndaj Pjetër Shalës vazhdon më 9 janar 2024
Siguri

Gjykimi ndaj Pjetër Shalës vazhdon më 9 janar 2024

Kosova News
Kosova News 14:32 -29/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt Foglia njoftoi se gjykimi ndaj Pjetër Shalës do të rifilloj më 9 janar 2024 dhe sot është hera e fundit që mbajnë seancë për këtë vit.

Përpara se të bëjë këtë njoftim, Mappie Veldt Foglia dha katër urdhra me gojë në këtë çështje gjyqësore.

Gjyqtarja Mappie Veldt-Foglia dha urdhër që përfshinte mbylljen e afatit për paraqitjen e provave nga mbrojtja. Trupi gjykues ka caktuar 15 janarin 2024 ku parashikohet që të bëhet mbyllja e paraqitjes së provave nga mbrojtja.

Njëra prej urdhrave ishte lidhur me kërkesën e mbrojtjes së Pjetër Shalës, për të thirrur dëshmitarin ekspert, Stefan Learts që të jep dëshmi në sallën e gjyqit.

“Trupi gjykues nuk pajtohet me argumentin e mbrojtjes se akt-ekspertiza e z.Lerts dhe përgjigjet me shkrim janë të pamjaftueshme dhe se palët janë të paqarta dhe për rrjedhojë ai duhet të vijë fizikisht. Rrjedhimisht, trupi gjykues konstaton se mbrojtja nuk ka dhënë arsye të mjaftueshme për të thirrur z.Lerts që të jep dëshmi në sallën e gjyqit fizikisht dhe rrezon kërkesën e mbrojtjes lidhur me këtë pikë”, tha Mappie Veldt-Foglia.

Sipas asaj që tha Veldt-Foglia, mbrojtja e Pjetër Shalës kishte bërë kërkesë që dëshmitari ekspert Stefan Lerts të jep dëshmi fizikisht në sallën e gjyqit.

“Lidhet me kërkesën e mbrojtjes për të thirrur dëshmitarin ekspert z.Stefan Lerts që të jep dëshmi në sallën e gjyqit. M 8 nëntor mbrojtja dorëzoi kundërshtimin e mbrojtjes sa i takon pranueshmërisë së raportit të dëshmitarit ekspert të mbrojtjes së viktimave dhe kërkon që të thërret dëshmitarin dhe të jep dëshmi live”, tha Mappie Veldt-Foglia.

Po ashtu sipas kryegjyqtarës, mbrojtja kishte kundërshtuar edhe akt-ekspertizën e këtij eksperti si provë mbi bazën se është i pabesueshëm dhe nëse ka ndonjë vlerë provuese ajo dëmtohet për shkak të efektit cenues.

“Mbrojtja kundërshton pranueshmërinë e akt-ekspertizës si provë mbi bazën  se është i pabesueshme dhe nëse ka ndonjë vlerë provuese ajo dëmtohet për shkak të efektit cenues. Mbrojtja parashtron se në qoftë se trupi gjykues pranon akt-ekspertizën e Z.Learts si provë, ai të thirrët të jep dëshmi në sallën e gjyqit. Mbrojtja argumenton se përgjigjet me shkrim që ka dhënë z.Lert për mbrojtjen janë të pamjaftueshme dhe të vagullta dhe të mos thërrasësh dëshmitarin ekspert të jep dëshmi, cenon të drejtën themelore të z.Shala. me 20 nëntor të këtij viti, mbrojtësi i viktimave dorëzoi përgjigjen ndaj mbrojtjes me numër 723 ku parashtron se argumentet e paraqitura nga mbrojtja janë të vagullta dhe të pabazuara”, tha Veldt-Foglia.

Ajo i kujtoi palëve edhe vendimin për procedurat zhdëmtuese të cilat duhet të kryheshin me shkrim dhe sipas kësaj, eksperti Lerts nuk do të thirrej për të dhënë dëshmi fizikish, shkruan Betimi për Drejtësi.

“Si fillim, trupi gjykues rikujton vendimin që procedurat zhdëmtuese parimisht duhet kryer me shkrim dhe se Z.Leart nuk do të thirrej për të dhënë dëshmi live në prani fizike, pra në përjashtim të rasteve kur mbrojtja i jep trupit gjykues arsye për të marrë një vendim të ndryshëm. Trupi gjykues rikujton me tejë se në kundërshtim me parashtrimet e mbrojtjes në kontekstin e proceseve gjyqësore zhdëmtuese rregulla 168 e rregullores së procedurës dhe provave… trupi gjykues vërenë se mbrojtja ka pas mundësi të njihet me raportin që ka mbajtur z.Lerts dhe të dorëzoj pyetje me shkrim për dëshmitarin ekspert megjithatë mbrojta i ka paraqitur kundërshtimet sa i takon vlefshmërisë së këtij raporti si provë dhe me teje ka paraqitur provat e veta nga një ekspert në kundërpërgjigje të raportit të z.Lerts”, tha Mappie Veldt-Foglia.

Ndërsa urdhri i dytë dhe i tretë i Mappie Veldt-Foglia u dha me përmbajtje të redaktuar për publikun.

Vlen të theksohet se dëshmitari i cili sot dha dëshmi ishte i fundit për këtë bllok të dëshmitarëve dhe se në janar do të vazhdohet me dëshmitarin e ardhshëm. Kështu, të gjitha seancat tjera të parapara për këtë vit u anuluan.

Edhe sot vazhdon në Hagë gjykimi ndaj Pjetër Shalës

Gjithashtu lexoni:

16 persona të arrestuar dhe 1985 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Aksident me fatalitet në Prishtinë

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA

Ministri Xhelal Sveçla shpall persona non grata drejtorin e Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq

Policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset në Mitrovicë të Veriut

Kosova News 29/11/2023 29/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
clear sky
27° _ 27°
52%
4 km/h
Sun
32 °C
Mon
35 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C
Thu
35 °C

Lajmet e Fundit

Pas deklaratave të Zelenskit në Beograd, hiqet flamuri  i Ukrainës që ishte i vendosur në qendër të Prishtinës
13:38 -09/08/2026
Veteranja e UÇK-së shpërthen ndaj Time Kadriaj: “Cila është kauza; Asociacioni, Gjykata e Hagës, Çakorri, Zhlebi, veriu i Mitrovicës apo lakmia për pushtet?
12:50 -09/08/2026
“Kosova nuk mund të krahasohet me Ukrainën”, Shqipëria i përgjigjet  vizitës së Zelenskyt në Serbi
12:01 -09/08/2026
16 persona të arrestuar dhe 1985 gjoba trafiku në 24 orët e fundit
10:00 -09/08/2026
Edhe sot mot kryesisht me diell, temperaturat deri në 34 gradë Celsius
09:50 -09/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?