KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjykatat e Kosovës japin dënime të ulëta për dhunuesit – Dënim me kusht për dhunim, parashkrim për vjedhje
Siguri

Gjykatat e Kosovës japin dënime të ulëta për dhunuesit – Dënim me kusht për dhunim, parashkrim për vjedhje

Kosova News
Kosova News 08:36 -06/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Aktgjykimet publike të anonimizuara, që kohë me parë i ka bërë publike Këshilli Gjyqësor i Kosovës, dëshmojnë jo veç dënimet e ulëta, por edhe shpërfilljen e gjyqësorit karshi tyre.

Dhunuesi i një gruaje në Prishtinë në dhjetorin e vitit 2010, është dënuar me kusht para vetëm disa muajsh. Aktgjykimi është nxjerrë në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

“Më 10.05.2010, rreth orës 18:00, i pandehuri M. pas një kontakti dyjavor me telefon që kishte me të dëmtuarën N. Gj., pasi fillimisht kishin lënë takim, e pastaj janë takuar te Ulpiana, kanë pirë kafe së bashku në restorant, e pastaj i pandehuri me veturën e tipit ‘Golf II’ ngjyrë e zezë, e ka dërguar në drejtim të fshatit G. Me të arritur në Badovc, në një rrugë mali e ka nxjerrë nga vetura me forcë të dëmtuarën dhe pa dëshirën e saj ka kryer marrëdhënie seksuale me të edhe pse e njëjta ka rezistuar”, thuhet në këtë aktgjykim.

Pas dhunimit, gruas i janë vjedhur telefoni e paratë nga dhunuesi. Por kjo vepër është parashkruar.

“Në të njëjtin vend, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën N. Gj., në momentin derisa e njëjta ishte duke u pastruar në afërsi të ujit, i pandehuri me qëllim të përfitimit të sendeve të huaja në mënyrë të kundërligjshme ia ka vjedhur çantën e krahut në të cilën kishte portofolin me 130 euro në të, letërnjoftimin, kartelën e punës, telefonin e tipit ‘Nokia’ dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes duke e lënë të dëmtuarën të vetme në mal”, është e shpjeguar në këtë dokument. Kjo vepër penale është parashkruar qysh në vitin 2016.

E në një tjetër rast një grua është dhunuar nën kërcënimin e thikës dhe armës së zjarrit. Gjykata në Pejë e ka dënuar dhunuesin me 2 vjet burgim.

“I pandehuri me veturë e dërgon në shtëpinë e tij në fshatin M., ashtu që kur kanë arritur te shtëpia e tij, i pandehuri e kap për dore dhe me forcë e ka shtytë në dhomën e tij. Me të hyrë brenda dhomës i mbyll dritaret (perdet) dhe derën me çelës. Fillimisht e kërcënon të dëmtuarën me një thikë duke ia vendosur në barkë dhe duke e kërcënuar se do ta mbysë, e kërcënon se do ta mbysë edhe me revole, e pastaj e godet me grushte në sy dhe fytyrë. Në fund e shtrin në krevatin e dhomës, me ç’rast me forcë ia zhvesh pantallonat”, përshkruhen detajisht veprimet e dhunuesit.

Gjykatës iu propozua që t’ia lehtësojë dënimin këtij dhunuesi për faktin që është i divorcuar dhe mban fëmijët.

“Është i divorcuar dhe i vetmi kujdestar i tre fëmijëve të mitur nga mosha 8-12 vjeçare, niveli i ulët i arsimimit, më parë i padënuar, jetesën në një mjedis josocial, pavarësisht veprimeve të tij, qëllimi i të pandehurit ishte serioz në krijimin e një jete të re, e në asnjë mënyrë keqpërdorimin e askujt”, thuhet në aktgjykim.

Prokuroria e gjykatat kritikohen në masë të madhe për mënyrën se si i trajtojnë rastet e dhunës seksuale, kur viktima janë vajzat e gratë. E kohëve të fundit janë rritur raportimet për krime të tilla.

Kurti: Kur dhunuesi lirohet, vettingu është i domosdoshëm – Mbi 200 gjykatës shqiptuan vetëm dënime me kusht e gjobë për dhunimet

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend

​Komisioni Evropian kujton mbi 8,300 viktimat e gjenocidit në Srebrenicë

Paraburgoset i mituri nga Ferizaj, gjykata jep detaje të reja: Ishte me rroba ushtarake dhe i maskuar, në befasi sulmoi …

Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj

Oficerët e FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë

Kosova News 06/09/2022 06/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Lipjani nënshkruan kontratën për ndërtimin e Memorialit të UÇK-së në Shalë
19:14 -11/07/2026
Mbi 2 milionë kalime në kufirin Kosovë–Shqipëri për dy muaj
18:47 -11/07/2026
Gërvalla: Srebrenica na kujton pasojat e urrejtjes dhe mohimit të tjetrit
18:28 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?