KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjykata Speciale e liron me kusht Isni Kilajn
Siguri

Gjykata Speciale e liron me kusht Isni Kilajn

Kosova News
Kosova News 15:55 -10/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Speciale në Hagë e ka liruar me kusht Isni Kilajn, të akuzuarin nga Dhomat e Specializuara për pengim të drejtësisë dhe ndikim në dëshmitarë.

Në vendimin e Gjykatës Speciale bëhet e ditur se janë plotësuar të gjitha kushtet që Kilajn të lirohet me kusht në Kosovë.

“Gjykatësi konstatoi se rrethanat kishin ndryshuar që prej rishikimit të paraburgimit të z. Kilaj në tetor 2025 dhe se mbajtja e tij në paraburgim nuk ishte më as e arsyeshme, as
proporcionale. Megjithëse Gjykatësi konstatoi se ekzistonte njëfarë rreziku që në qoftë se lirohet, z. Kilaj mund të pengojë ecurinë e procesit ose të kryejë vepra penale të tjera, ai arriti në përfundimin se në rrethanat konkrete e drejta themelore e z. Kilaj për liri peshon më shumë se këto rreziqe. Ndër faktorë të tjerë, Gjykatësi mori parasysh se koha që z. Kilaj ka kaluar në paraburgim në këtë moment tejkalon dënimin minimal sipas ligjit me të cilin ai do të përballej në qoftë se do të shpallej fajtor për veprat penale për të cilat është akuzuar. Gjykatësi gjithashtu mori parasysh se nuk është paraqitur asnjë provë që
tregon se z. Kilaj ishte orvatur të pengonte procesin gjatë periudhës së lirimit të tij të mëparshëm me kushte në vitin 2024; se ka përfunduar paraqitja e provave në ҫështjen Prokurori i Specializuar k. Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit dhe se rreziku që z. Kilaj mund të ndikojë në dëshmitarët e Prokurorisë në Ҫështjen 12 është shumë i ulët duke marrë parasysh rrethanat e tyre specifike”, thuhet në arsyetimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

Në vendim është bërë e ditur se në rast se Kilaj shkelë cilindo nga kushtet për lirimin e tij do të lëshohet fletëarrest për arrestimin e tij të menjehrëshëm

Gjithashtu lexoni:

Dënohet me 24 vjet burgim i akuzuari për vrasjen në Zllakuqan pas mosmarrëveshjes së fëmijëve

Rrokullisja me traktor ia mori jetën, policia jep detaje mbi aksidentin fatal në Klinë

Tentoi të vrasë katër persona në Deçan, ngrihet aktakuza ndaj të dyshuarit

Humb jetën një person në Klinë pas rrokullisjes me traktor

Maqedonci dhe Hargreaves diskutojnë për forcimin e partneritetit në mbrojtje

Kosova News 10/12/2025 10/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Dënohet me 24 vjet burgim i akuzuari për vrasjen në Zllakuqan pas mosmarrëveshjes së fëmijëve
10:07 -15/07/2026
Rrokullisja me traktor ia mori jetën, policia jep detaje mbi aksidentin fatal në Klinë
09:46 -15/07/2026
Çmimi i derivateve të naftës në Kosovë
09:25 -15/07/2026
Rama, Serbisë: Nuk ekziston më diçka që quhet Kosova dhe Metohia, ekziston Republika e Kosovës
09:03 -15/07/2026
Tentoi të vrasë katër persona në Deçan, ngrihet aktakuza ndaj të dyshuarit
08:44 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?