KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjykata Komerciale ndaloi punimet për ndërtimin e “Rrugës A”, reagon Rama
EkonomiLajme

Gjykata Komerciale ndaloi punimet për ndërtimin e “Rrugës A”, reagon Rama

Kosova News
Kosova News 17:30 -20/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Shkalla e parë e Gjykatës Komerciale ka marrë vendim për të bllokuar punimet e ndërtimit të “Rrugës A”.

Gjykata Komerciale pezullon punimet në rrugën A, konstaton shkelje nga Komuna e Prishtinës dhe OSHP-ja (VENDIMI)

Pas kësaj ka reaguar vet kryetari i Prishtinës, Përparim Rama përmes një shënimi në Facebook, duke thënë se vendimi është i ndikuar politikisht duke përmendur emrin e gjyqtares Vlora Pacolli që është motra e Fitore Pacollit-deputete e LVV-së.

“Të dashur qytetarë, sapo u njoftova nga mediet se shkalla e parë e Gjykatës Komerciale, paska marrë vendim në bazë të të cilit ka atakuar rëndë interesin publik të qytetarëve të Prishtinës, duke i ndaluar punimet në projektin më strategjik të Kryeqytetit dhe momentalisht të Kosovës, “Rrugën A” (Jim Xhema)”, ka njoftuar Rama.

“Vendimi i sotëm, i bazuar plotësisht në interesa politike dhe të grupeve të interesit, të cilat me çdo kusht po përpiqen ta bllokojnë transformimin e Prishtinës, është marrë nga, hiç më pak sesa motra e deputetes së VV-së Fitore Pacolli, gjyqtarja Vlora Pacolli”, shkroi ai.

Rama shpreson që shkalla e dytë e gjykatës të merr tjetër vendim dhe të mos cenojë interesin publik.

“Megjithëse nuk jam i prirur që të komentoj vendimet e gjyqësorit, në rastin konkret, nuk ka asnjë logjikë të vendoset masë e përkohshme në kundërshtim me interesin publik dhe ndaj një projekti që ndërlidhet edhe me mbrojtjen e jetës e shëndetit të mijëra qytetarëve të lagjes “Mati”, “Kalabria” dhe “Prishtina e Re”, të cilët me vite të tëra po vuajnë nga kundërmimi për shkak të mungesës së kolektorit. Andaj, shpresoj se Dhomat e Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale nuk do të lejojnë cenimin e interesit publik për interesa të ngushta dhe inate politike”.

I pari i Prishtinës ka kërkuar edhe ndërhyrjen e OSHP-së.

“Kërkojmë nga Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik si palë direkte në këtë procedurë që të ankohet ndaj këtij vendimi që cenon interesin publik. Ndërsa, nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, që në kuadër të kompetencave që ka, të sigurohet që ky proces të jetë i drejtë, profesional, i paanshëm, dhe i bazuar vetëm në ligj”, ka vijuar tutje Rama.

Gjithashtu lexoni:

Sekuestrohen telefona të kontrabanduar në vlerë mbi 64 mijë euro

Kurti pret në takim ambasadorin e Turqisë, diskutojnë zhvillimet e fundit në vend

Maqedonci takon gjeneralin Iannucci, fokusi në bashkëpunimin në mbrojtje

Abdixhiku: Mbështesim aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe kërkojmë unitet politik

Podujevë, nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi për hapjen e puseve të ujit për pije

Kosova News 20/10/2023 20/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
30°C
Pristina
clear sky
30° _ 29°
26%
5 km/h
Wed
31 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
36 °C
Sun
37 °C

Lajmet e Fundit

Murati: Opozita e ka penguar integrimin e Kosovës në SEPA duke dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Shërbimet e Pagesave
19:42 -02/07/2025
Presidentja Osmani: Pres konstituimin e institucioneve brenda afatit për të ruajtur vlerat demokratike
19:13 -02/07/2025
Jashari dhe Iannucci bisedojnë për mbështetjen e ushtrisë italiane ndaj FSK-së
19:04 -02/07/2025
Peci: Është interesi i qytetarëve që unë të kandidoj për Mitrovicën
18:44 -02/07/2025
Klubi gjerman prezanton fanellat e reja me Xhakën, nuk heq dorë nga ai
18:21 -02/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?