KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjykata Komerciale e obligon RTK-në të paguaj 790 mijë kompaninë e Enis Ujkanit për emisionin “Kush do të bëhet Milioner”
Lajme

Gjykata Komerciale e obligon RTK-në të paguaj 790 mijë kompaninë e Enis Ujkanit për emisionin “Kush do të bëhet Milioner”

Jeton Sopa
Jeton Sopa 16:20 -26/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Komerciale e Kosovës – Dhomat e Shkallës së Dytë ka marrë vendim përfundimtar, me të cilin Radio Televizioni i Kosovës obligohet t’i paguajë shtëpisë prodhuese N.SH. “Grand Media” një shumë prej mbi 790 mijë eurosh, si pasojë e shkëputjes së njëanshme dhe të kundërligjshme të kontratës për emisionin “Kush do të bëhet Milioner”.

Sipas aktgjykimit K.DH.SH.II.nr.1562/24, të datës 16 tetor 2025, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Fisnik Nuli (kryesues), Ramush Bardiqi dhe Krenar Berisha ka aprovuar pjesërisht ankesën e paditësit, duke ndryshuar vendimin e shkallës së parë dhe duke e rritur ndjeshëm obligimin financiar ndaj RTK-së.

Me vendimin e formës së prerë, RTK detyrohet t’i kompensojë “Grand Media”-s: 340,808 euro për dëmin e shkaktuar nga ndërprerja e kontratës; 32,933.54 euro për emisionet e prodhuara dhe të transmetuara, por të papaguara; si dhe 408,969.60 euro për 24 emisione të realizuara, por të pa transmetuara, të cilat ishin refuzuar në mënyrë të njëanshme nga transmetuesi publik.

Në total, shuma që RTK duhet të paguajë arrin në 782,701.54 euro, si dhe 7,251.50 euro për shpenzimet e procedurës kontestimore, përfshirë edhe kamatën ligjore që llogaritet nga data 28 maj 2014 deri në ekzekutimin e plotë të pagesës.

Në arsyetimin e vendimit, Dhoma e Shkallës së Dytë ka vlerësuar se RTK e ka ndërprerë kontratën pa respektuar procedurat e përcaktuara, pa paralajmërim dhe pa nënshkrimin e ndonjë aneks-kontrate, duke shkelur nenin 14 të marrëveshjes.

Gjykata ka theksuar se arsyet financiare apo ndryshimet ligjore nuk e përjashtojnë përgjegjësinë kontraktuale të RTK-së, përderisa kontrata ishte ende në fuqi dhe nuk ishte shkëputur sipas formës ligjore.

Po ashtu, është refuzuar ankesa e RTK-së, me të cilën kërkohej që detyrimi financiar të kufizohej në rreth 32 mijë euro, duke u cilësuar si e pabazuar dhe në kundërshtim me provat dhe ekspertizat financiare të administruara në proces.

Ky vendim përmbyll një proces gjyqësor që kishte nisur qysh në vitin 2014 dhe ndaj tij nuk lejohet ankesë e mëtejme, duke e bërë aktgjykimin të plotfuqishëm dhe të ekzekutueshëm.

Gjithashtu lexoni:

ATK inspekton 29 biznese në rajonin e Mitrovicës, në 27 prej tyre evidenton parregullsi

Tri kazerma të FSK-së do të ndërtohen me investime milionëshe

Shpend Ahmeti dënohet me dy vjet burgim dhe 5 mije euro gjobë

Kurti: Paga minimale 500 euro dhe më shumë mbrojtje për të drejtat e punëtorëve

Haxhiu u përgjigjet ndërkombëtarëve: Kush do të lejonte gjyqtarë të dirigjuar nga një shtet tjetër?

Jeton Sopa 26/12/2025 26/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

ATK inspekton 29 biznese në rajonin e Mitrovicës, në 27 prej tyre evidenton parregullsi
15:04 -24/07/2026
Nis rehabilitimi i zonave të degraduara në pellgun e Drinit të Bardhë
14:51 -24/07/2026
Tri kazerma të FSK-së do të ndërtohen me investime milionëshe
13:52 -24/07/2026
Shpend Ahmeti dënohet me dy vjet burgim dhe 5 mije euro gjobë
13:35 -24/07/2026
Kurti: Paga minimale 500 euro dhe më shumë mbrojtje për të drejtat e punëtorëve
13:05 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?