KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjykata e Mitrovicës ua vazhdon paraburgimin 17 prej 27 të dyshuarve për bixhoz e skema piramidale
Lajme

Gjykata e Mitrovicës ua vazhdon paraburgimin 17 prej 27 të dyshuarve për bixhoz e skema piramidale

KosovaNewss
KosovaNewss 19:27 -19/05/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata e Mitrovicës ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për një muaj 17 prej 27 të dyshuarve për organizim të skemave piramidale dhe të bixhozit të paligjshëm në rajonin e Mitrovicës. Ndërsa 10 prej tyre janë liruar për t‘u mbrojtur në liri.Fillimisht, më 22.04.2026, Gjykata kishte vendosur masën e paraburgimit në afat prej një muaji për secilin prej tyre.Pasi përfunduan këtë masë, në Mitrovicë, edhe një muaj paraburgim është shqiptuar për Arbër Beranin, Dardan Sahitin, Bujar Mulin, Nexhat Malokun, Raif Sylajn, Besim Islamin, Blerim Berishën, Atdhe Rexhepin, Andi Maxhunin, Daut Malokun, Arbër Miftarin, Xhevat Sylën dhe Driton Ukën.Ndërkaq Arsim Islamit, Fisnik Dobërllukës, Fahredin Mujkës, Behxhet Sylës, Nexhmedin Hazirit dhe Shaban Ahmetit u është ndërprerë masa e paraburgimit dhe ata janë liruar për t’u mbrojtur në liri nga data 15.05.2026.Në Vushtrri, edhe një muaj paraburgim është caktuar për Arben Mujën, Elvir Makiqin, Burim Makiqin dhe Enis Llapashticën.Dy të tjerëve u është ndërprerë masa e paraburgimit dhe të njëjtit mbrohen në liri.Për dallim nga dy qytetet paraprake që kishte vazhdim të masës së paraburgimit, të dyshuarve për bixhoz të paligjshëm në Skenderaj, Blerim Gecaj dhe Ylber Ahmeti, u është ndërprerë masa e paraburgimit.“Tërheqi ato nja 1 mijë” – Detaje nga dosja e Prokurorisë së Mitrovicës: Kush janë 27 të dyshuarit për bixhoz të paligjshëm?Fillimisht, Prokuroria e Mitrovicës kishte autorizuar Policinë e Kosovës, konkretisht Hetimet Rajonale në Mitrovicë, që të ndërmerren veprimet paraprake me qëllim të identifikimit të personave dhe vendeve se ku janë duke u zhvilluar aktivitetet e kundërligjshme të lojërave të fatit- bixhozit të paligjshëm.Më 30.01.2026, Prokuroria kishte nxjerrë urdhër për përgjimin e telekomunikimeve dhe incizimin e fshehtë të bisedave në vende publike.Hetimet kishin nisur edhe për veprën – moslajmërim i veprave penale ose kryerësve të tyre, me ç’rast Inspektorati Policor ka kërkuar suspendimin e një polici nga Mitrovica.Më 18.04.2026, me urdhër kontrolli të lëshuar nga Gjykata, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, kishte bërë kontroll dhe sekuestrim të përkohshëm të provave dhe pasurisë së specifikuar.

Gjithashtu lexoni:

Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve

Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna

Ministri Muja premton rrjeta kundër breshrit dhe Qendër të Paralajmërimit të Hershëm për fermerët

Bulliqi dhe Kusari-Lila vizitojnë panairin e “Ditëve të Diasporës”

Stuhia e fortë shkakton dëme në qytetin e Suharekës

KosovaNewss 19/05/2026 19/05/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?