Sherri i pazarit që kishin me shit-blerjen e një veture i ka quar deri në gjuajtjen me armë zjarri mes vete, disa persona në Krushë të Madhe.
Në këtë rast janë përdorë armë të llojin të ndryshëm, si AK47 dhe revole.
Në një njoftim për media, Policia e Kosovës tregon se dy persona së bashku edhe me një tjetër familjar të tyre, dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshje lidhur me shit-blerjen e një veture, me dy të dyshuar tjerë (vëllezër), kanë shtënë me armë zjarri, (njëri me pistoletë e tjetri me AK-47) në drejtim të njërit-tjetrit, por që nuk ka persona të lënduar.
E pas daljes në vendin e ngjarjes, njësitet policore thuhet se kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të AK-47, tri gëzhoja të pistoletës dhe një fishek pistolete.
Gjithashtu është sekuestruar edhe një revole me një karikator.
Policia tregon se të dyshuarit e përfshirë në këtë rast, janë larguar me vetura në drejtime të ndryshme, por që pastaj njëri nga ta është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Sipas njoftimit ky rast është duke u hetuar nga njësitë relevante.


