Sot (e premte) pas mesnate pritet të zhvillohet super meçi i boksit mes dy peshave të rënda, Anthony Joshuar dhe Francis Ngannou.
Ish-kampioni i botës në peshat e rënda në boks dhe ish-kampioni i peshave të rënda në UFC do të ndeshet mes vetë në meçin e shumëpritur.
Kjo përballje pritet të fillojë nga ora 00:20 me kohën tonë lokale, me dueli që do të zhvillohet në në ‘Kingdom Arena’ të kryeqytetit saudit, Riad.
Meçi i shumëpritur mes Joshuas dhe Ngannou do të zhvillohet në 10 raunde nga tre minuta.
.