KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjini: Gjakova do të humbë 2.4 milionë euro nga vendimi për faljen e tatimit
Politikë

Gjini: Gjakova do të humbë 2.4 milionë euro nga vendimi për faljen e tatimit

Kosova News
Kosova News 15:42 -27/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Komuna e Gjakovës do të humbë 2.4 milionë euro nga vendimi për faljen deri në 100 eurove të para të tatimit në pronë, thotë kryetari i këtij qyteti, Ardian Gjini për “KosovaPress”.

Nëse Gjykata Kushtetuese nuk vendos për pezullimin e përkohshëm të këtij Ligji, pas kërkesës së Asociacionit të Komunave të Kosovës, në Gjakovë rrezikohen edhe disa projekte që janë duke u zhvilluar dhe ato që janë planifikuar të nisin.

Gjini vlerëson se edhe vendimi për rimbursimin e librave nga Ministria e Arsimit ishte i vonshëm dhe do të sjellë probleme në fillim të vitit të ri shkollor.

Gjini thotë se janë të vetëdijshëm se duhet bërë rivlerësimi i pronave, por ka pasur mundësi që ky proces të shtyhet ndërsa me ndryshime ligjore për Financat Publike dhe ato Lokale t’u jepet hapësirë Komunave që të jenë më fleksibile në vendosjen e normave tatimore.

Kreu i Gjakovës thotë se tashmë me rivlerësim të pronave ka dallime të konsiderueshme mes zonave. Disa prej tyre paguajnë shumë, disa zona paguajnë më pak. Ndërsa faljen e tatimit e konsideron krejtësisht gabim.

“Në komunën e Gjakovës shembull ta marrim, prej 42 mijë pronave që paguajnë tatim të regjistruara, 32 mijë prona e kanë vlerën tatimore nën 100 euro. D.m.th paguajnë më pak se 100 euro. Diku vetëm dhjetë mijë prona paguajnë më shumë se 100 euro, sado që të jetë ajo vlerë. Çdo të thotë, në bazë të këtyre normave që kanë dalë, 32 mijë pronarë të pronave ju bie mos të paguajnë. Është gabim, është shumë gabim, për shkak se vendosja e kulturës së pagimit tatimit në pronë, fillimisht është jetike për ndërtimin e kulturës shtetërore në Kosovë. Edhe është vendosur në Gjakovë, shumica dërmuese e paguajnë vetë tatimin në pronë. Vlera e cila kish me na lëvizur neve është 2.4 milionë euro”, deklaron Gjini.

Gjini parashikon që viti 2025 do të jetë edhe më i vështirë, pasi sipas tij, do të shkohet nga “një rënie e madhe në një ngritje të madhe” për shkak të taksës progresive të vendosur e për rrjedhojë normat tatimore për shumë shfrytëzues do të rriten më shumë.

Ministri Murati: Opozita nuk e ka hallin as për qytetarin as për shtetin – Tentimi i kastës së vjetër nuk pin ujë…

Tjetër shqetësim për kryetarin e Gjakovës është edhe qarkorja për Komunat për vitin e ardhshëm. Sipas tij, ata janë obliguar që të mbledhin 3.3 milionë euro nga tatimi në pronë, por me ligjin tjetër për faljen e tatimit, nga kjo shumë 2.4 milionë nuk do t’i marrin dhe nuk kanë mundësi as t‘i rikuperojnë.

Mungesa e të hyrave nga tatimi në pronë që shkojnë ekskluzivisht në investime kapitale rrezikon edhe disa projekte në Gjakovë.

“Ministria e Financave na lëshon qarkoren neve për të hyrat vetanake për vitin 2024 edhe në atë qarkore, në ato dokumente që ne i marrim, e që janë zyrtare, që duhet t’i respektojmë, ne obligohemi t’i mbledhim diku 3.3 milionë euro prej tatimit në pronë. Na tregojnë duheni me i mbledh 3.3 milionë tatim në pronë. Tani ne e kemi kornizën buxhetore. I parashohim me i mbledh 3.3 milionë, e ato mjetet që vijnë prej tatimit në pronë edhe të tyre vetanake, të gjitha shkojnë në investime kapitale, nuk guxojnë të shkojnë diku tjetër. Në të njëjtën kohë, tani na vjen një ligj, në bazë të cilit na prej atij 3.3 milionëshi, 2.4 milionë vetëm i kemi të zhdukura. Nuk i marrim. Kjo na paraqet probleme tepër të mëdha edhe për projekte kapitale të cilat nuk do të kemi mundësi t’i vazhdojmë dhe t’i zhvillojmë vitin tjetër d.m.th është goxha problem”, vijon Gjini.

Gjini hedh poshtë edhe pretendimet e ministrit të Financave, Hekuran Murati, se Komunat do të gëzojnë buxhet më të lartë për vitin e ardhshëm. Sipas tij, “s’ka matematikë” që ia argumenton këto pretendime ministrit.

Gjithashtu lexoni:

Kuvendi i Kosovës hap dyert për bashkatdhetarët

Pacolli kërkon reagimin e ndërkombëtarëve pas deklaratave të Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit

Konjufca reagon ndaj Zelenskyt: Me keqardhje kemi pranuar deklaratat e Zelenski, Kosova mbështeti Ukrainën pavarësisht mosnjohjes

Deputeti ukrainas që përkrah pavarësinë e Kosovës i reagon Zelensky: Gabim diplomatik

Pas deklaratave të Zelenskit në Beograd, hiqet flamuri  i Ukrainës që ishte i vendosur në qendër të Prishtinës

Kosova News 27/08/2023 27/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
71%
1 km/h
Mon
35 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C
Thu
34 °C
Fri
31 °C

Lajmet e Fundit

Armët në ahengje, rrezik për jetën dhe pronën: Policia raporton për disa raste
10:20 -10/08/2026
Shënohet Dita e Dëshmorëve të Kaçanikut
09:46 -10/08/2026
Ky është çmimi i naftës për sot
09:28 -10/08/2026
Kaçaniku kujton 10 gushtin e 1998-s, dita e rënies së tre heronjve
09:03 -10/08/2026
Hapet për qarkullim rruga ‘Ilir Konushevci’ në Prishtinë
08:59 -10/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?