Në një arë të mbjellë me patate në Rahovec janë identifikuar disa bimë të dyshuara të llojit kanabis Sativa, bëjnë të ditur burime nga vendi i ngjarjes.
Sipas njoftimit të Policisë, njësitë përkatëse policore kanë dalë menjëherë në terren dhe kanë konstatuar rreth 100 bimë të dyshuara.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka urdhëruar marrjen e mostrave për ekzaminim laboratorik. Pas procedurave hetimore, bimët pritet të nxirren dhe të asgjësohen në përputhje me vendimin e autoriteteve.


