KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjermania harton plan sekret lufte me 1.200 faqe: 800 mijë trupa përballë kërcënimit rus
Botë

Gjermania harton plan sekret lufte me 1.200 faqe: 800 mijë trupa përballë kërcënimit rus

Kosova News
Kosova News 12:30 -29/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjermania ka zhvilluar plan të detajuar sekret ushtarak, OPLAN DEU, për t’u përgatitur ndaj një konflikti të mundshëm me Rusinë – një dokument prej 1.200 faqesh që parashikon mobilizimin e deri në 800 mijë trupave gjermane, amerikane dhe të NATO-s në frontin lindor.

Sipas mediave gjermane, plani nisi të hartohej rreth dy vjet e gjysmë më parë në bazën ushtarake Julius Leber në Berlin, ku 12 oficerë të lartë punuan në mënyrë konfidenciale për të simuluar një skenar lufte. Sot, ai plan po testohet përmes ushtrimeve praktike në të gjithë vendin.

Dokumenti përcakton rrugët e transportit për trupa dhe pajisje, përfshirë porte, lumenj, hekurudha e autostrada. Ekspertët theksojnë se, për shkak të pozitës gjeografike dhe barrierave natyrore si Alpet, çdo përforcim i NATO-s drejt lindjes duhet të kalojë patjetër përmes Gjermanisë, duke e bërë atë shtyllën kryesore logjistike të aleancës.

Plani përfshin një qasje të re “të gjithë shoqërisë”, që bashkon sektorin civil dhe ushtarak, duke u bazuar në doktrinat e Luftës së Ftohtë, por të përditësuara me sfidat moderne si infrastruktura e vjetërsuar dhe ushtria më e vogël.

Zyrtarët gjermanë parashikojnë se Rusia mund të arrijë kapacitete të plota për të sulmuar një vend të NATO-s rreth vitit 2029 – por veprimet e fundit të Kremlinit, përfshirë spiunazhin, sabotimet dhe shkeljet e hapësirës ajrore, tregojnë se rreziku mund të vijë më herët.

Analistët theksojnë se edhe një armëpushim i përkohshëm në Ukrainë do t’i jepte Moskës mundësi të zhvendoste fokusin drejt vendeve të Evropës Lindore.

Ushtrimet e fundit në Gjermaninë lindore përfshinë ngritjen e një kampi të përkohshëm për 500 ushtarë nga kompania Rheinmetall, me të gjitha kapacitetet brenda 14 ditësh. Stërvitjet evidentuan pengesa në terren, nevojën për semaforë të rinj përgjatë korridoreve ushtarake dhe sfida të shumta në lëvizjen e mjeteve të rënda.

Infrastruktura gjermane, dikur shtylla e operacioneve të Luftës së Ftohtë, është dëmtuar rëndë: 20% e autostradave kanë nevojë për riparime, ¼ e urave nuk i përballojnë më ngarkesat ushtarake dhe portet në Detin e Veriut e Baltik kërkojnë 15 miliardë euro investime

Incidentet e fundit, si përplasja e anijes holandeze Rapida me një urë në lumin Hunte që bllokoi transportin e municioneve për Ukrainën, tregojnë sa i brishtë është zinxhiri i furnizimit.

Ligjet strikte për mbrojtjen e të dhënave, rregulloret e vjetra dhe kufizimet për fluturimin e dronëve mbi zona urbane pengojnë reagimin e shpejtë ushtarak. Ndërkohë, NATO-ja paralajmëron për rritje të rrezikut nga sabotimet, ndërhyrjet elektronike dhe sulmet kibernetike.

Në Hamburg, gjatë ushtrimit “Red Storm Bravo”, një konvoj me 65 mjete dhe 500 ushtarë përballet me protesta të simuluara dhe sulme me dronë, duke shkaktuar vonesa të paparashikuara – një tregues se sa e ndërlikuar është veprimi në kushte reale.

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëroi se Evropa po hyn në një epokë të re të pasigurisë.
“Kërcënimet janë reale. Nuk jemi në luftë, por nuk jetojmë më në paqe”, ka thënë ai.

OPLAN DEU, megjithëse sekret, tregon transformimin e Gjermanisë në një shtet të gatshëm për skenarë lufte, duke kombinuar logjistikë, infrastrukturë civile, ushtri dhe koordinim me NATO-n. Zyrtarët thonë se qëllimi i planit është parandalimi.

“Duam t’i tregojmë kundërshtarit se një sulm nuk do të ketë sukses”, thonë ata.

Gjithashtu lexoni:

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Kosova News 29/11/2025 29/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?