Për njëzet minuta Angus Gunn e ka nxjerrë topin tri herë nga rrjeta.
Gjermania e ka mbyllur me avantazh të trefishtë pjesën e parë të ndeshjes kundër Skocisë në kuadër të Euro 2024.
Ka qenë Wirtz ai që e ka hapur serinë e golave në minutën e dhjetë të ndeshjes pas një asistimi të saktë nga Joshua Kimmich.
Vetëm nëntë minuta më vonë, Jamal Musiala e ka dyfishuar avantazhin për gjermanët, duke shënuar pas një pasimi të shkëlqyer nga Kai Havertz.
Goli i tretë ka ardhur në momentet e fundit të pjesëlojës së parë, Kur Havertz është treguar i saktë nga pika e bardhë. Paraprakisht Skocia ka mbetur me dhjetë lojtarë në fushë, pasi Porteous është ndëshkuar me karton të kuq.


