Gjeoshkencëtari turk Prof. Dr. Naci Gorur në lajmet e mbrëmjes në Fox Turkey, vlerësoi tërmetet 7.4 dhe 7.7 ballësh që e goditën Turqinë gjatë javës së kaluar, duke thënë se ardhja e këtyre tërmeteve ishte e ditur dhe se, sipas tij për këtë ishin të informuar edhe zyrtarët e pushtetit.
“Ky tërmet erdhi në parashikim të qartë. Jo vetëm unë, por edhe gjeofizianët e vlerëshëm e parashikuam këtë”, theksoi Gorur.
Duke kujtuar tërmetin e Elazigut që ndodhi në vitin 2020, Gorur deklaroi se në atë kohë kishte thënë se epiqendra e radhës do të jetë Kahramanmarash.
Deklarova se autoritetet lokale këtu duhet të veprojnë shpejt për t’u përgatitur për tërmetin. Që prej vitit 2020 e deri më tani, asnjë nga autoritetet lokale as nuk më kanë pyetur se profesor çfarë duhet të bëjmë. Madje as nuk na kanë kthyer përgjigje.”, theksoi Gorur, transmeton KosovaNews.
Duke thekuar se më parë kishin përgatitur një projekt për qytetet Bingol, Elazig, Malatya, Adiyaman dhe Kahramanmarash, Gorur deklaroi se këtë projekt, sipas tij e kanë paraqitur edhe në institucionet relevante të shtetit.
“E kemi paraqitur në Organizatën e Planifikimit Shtetëror, është refuzuar. E kemi paraqitur në Këshillin e Hulumtimeve Shkencore dhe Teknologjike të Turqisë, është refuzuar. E kemi thënë në TV. e kemi thënë kudo, për këtë kemi luftuar”, theksoi ai.
Lexo po ashtu:
Tutje gjeoshkenctari Gorur duke theksuar se “Detyra e shtetit është të sigurojë sigurinë e njerëzve”, deklaroi se tërmetet nuk mund të parandalohen por qytetet duhet të jenë rezistente ndaj tërmeteve
“Të gjithë duhet ta kuptojmë se tërmeti është pika më kryesore e rendit të ditës në vend. Ne nuk mund ta parandalojmë këtë fakt, por mund ta zvogëlojmë ndikimin e tij. Duhet t’i bëjmë qytetet rezistente ndaj tërmeteve. Nëse 500 mijë njerëz përballen me vdekje në një qytet si Stambolli, pushtetarët e vendit duhet ta bëjnë atë qytet rezistent ndaj tërmeteve dhe ta rrisin sigurinë e vendit.”, theksoi Gorur, përcjell KosovaNews.