KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjenerata Z vërshon në rrugët e Meksikës – Protesta masive kundër krimit dhe korrupsionit, mbi 100 policë të plagosur
Botë

Gjenerata Z vërshon në rrugët e Meksikës – Protesta masive kundër krimit dhe korrupsionit, mbi 100 policë të plagosur

Kosova News
Kosova News 11:43 -16/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Mijëra persona dolën në rrugët e qytetit të Meksikos për të protestuar kundër kriminalitetit dhe korrupsionit, në një valë demonstratash të thirrura kryesisht nga të rinjtë, të njohur si Gjenerata Z. Autoritetet njoftuan se 120 njerëz mbetën të plagosur, mes tyre 100 policë – 40 prej të cilëve u shtruan në spital. Po ashtu, 20 persona u arrestuan.

Protesta ishte kryesisht paqësore, por u mbyll me përleshje mes një grupi demonstruesish dhe forcave të rendit. Sipas Pablo Vazquez, sekretar për sigurinë në kryeqytet, incidentet shpërthyen pasi disa protestues tentuan të shembnin barrierat përreth Pallatit Kombëtar, rezidenca e presidentes meksikane Claudia Sheinbaum. Policia reagoi me gaz lotsjellës.

Kryetarja e qytetit, Clara Brugada, dënoi aktet e dhunshme duke deklaruar në X se “shprehja e dhunshme cenon të drejtat e të tjerëve” dhe se ato u kryen nga një grup i vogël radikal.

Një grup që e quan veten Generation Z Mexico publikoi një “manifest”, ku thotë se përfaqëson të rinjtë meksikanë të lodhur nga dhuna, korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin. Tubimet vijnë pas një sërë vrasjesh të profilit të lartë, mes tyre edhe ekzekutimi i kryebashkiakut të Uruapanit, Carlos Alberto Manzo Rodriguez, gjatë festimeve të Ditës së të Vdekurve.

Mbështetësit e Manzos, një kritik i hapur i krimit të organizuar, u panë të veshur me kapele kashte – simbol i lëvizjes së tij politike – teksa brohorisnin: “Carlos nuk vdiq, qeveria e vrau”.

Protesta të ngjashme u zhvilluan edhe në shtete të tjera, përfshirë Michoacán, ku Manzo u vra. Ndërkohë, qeveria meksikane pretendon se demonstratat u organizuan kryesisht nga kundërshtarë të djathtë dhe u shtynë përpara nga llogari të automatizuara në rrjetet sociale.  / abcnews.al /

Gjithashtu lexoni:

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Kosova News 16/11/2025 16/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?