Festat e fundvitit kanë bërë që shumë bashkatdhetarë të vijnë në Kosovë për t’i festuar së bashku me familjarët e tyre.
Si rrjedhojë e kësaj, në pikat kufitare tashmë kanë nisur të krijohen kolona të shumta dhe pritje të gjata.
Sipas raportit të fundit dy orë po presin mërgimtarët për të hyrë në Kosovë te Dheu i Bardhë e një orë në Muçibabë.
Ndërsa më pak po presin në Merdar, 30-40 minuta, dhe në Jarinje, 20 deri në 30 minuta.



