Një grua është gjetur pa shenja jete në një shtëpi në Pejë.
Rastin në polici thuhet se e ka lajmëruar një burrë.
“Në vendin e ngjarjes vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, po ashtu lidhur me rastin kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML)për obduksion”, thuhet në raportin e sotëm të policisë.
Policia njofton se ky rast vazhdon të hetohet./KosovaNews/


