KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjendet e vdekur 41-vjeçarja kosovare në Zvicër, arrestohet burri i saj, dyshohet për vrasje (FOTO)
Siguri

Gjendet e vdekur 41-vjeçarja kosovare në Zvicër, arrestohet burri i saj, dyshohet për vrasje (FOTO)

Kosova News
Kosova News 13:31 -29/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Të dielën, një grua është gjetur e vdekur në banesën e saj në Bergdietikon AG. Policia ka arrestuar një burrë lidhur me rastin, për të cilin prokurori publik supozon se kemi të bëjmë me një vrasje.

Viktima është 41-vjeçarja Shqiponja Isufi, nënë e dy fëmijëve, doktore e ekonomisë dhe pedagoge në Universitetin e St. Gallenit.

Sipas policisë kantonale të Aargaut, qendra e thirrjeve emergjente kishte marrë një raport të dielën në mëngjes se një grua në Bergdietikon ishte mbyllur në banjën e saj dhe nuk u përgjigjej thirrjeve të anëtarëve të familjes. Punonjësit e shpëtimit që mbërritën shpejt thyen derën me shpejtësi, por arritën të gjenin gruan 41-vjeçare vetëm të vdekur.

Hetimet e filluara kanë konstatuar mungesë qartësie rreth situatës. Për këtë arsye është urdhëruar autopsia e trupit. Gjurmët dhe rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore tregojnë për ndikim të jashtëm.

Si rezultat i hetimeve është arrestuar një 47-vjeçar, shtetas zviceran, shqiptar me prejardhje nga Maqedonia, që ishte bashkëshorti i të ndjerës, shkruan Tagesanzeiger.ch, transmeton KosovaNews.

Prokuroria publike ka hapur procedurë penale për vrasje me dashje dhe ka kërkuar paraburgim në Gjykatën e Masave të Detyrueshme. Megjithatë, vlen prezumimi i pafajësisë. Rrethanat e sakta dhe prapavija janë ende të paqarta. Ato janë objekt i hetimeve në vazhdim.

Vdekja e hershme e Shqiponja Isufit ka tronditur komunitetin shqiptar të Zvicrës. Ajo ka qenë shumë e njohur dhe e vlerësuar për shembullin që ka dhënë në këtë komunitet me arritjet e saj në shkollim dhe në shkencë. Për këtë shkruajnë edhe mediat zvicerane që njoftojnë vdekjen e saj. Kështu, Tages Anzeiger, veç tjerash shkruan: “Bëhet fjalë për Shqiponja Isufin, e cila tashmë është portretizuar si një “kosovare model” në gazeta si “Magazin” e “Tages-Anzeiger” apo “NZZ Folio”.

Ajo ishte e njohur jo vetëm në diasporë, por edhe në Kosovë, për këtë arsye media të ndryshme raportuan për vdekjen e saj. Vetëm dy vjet më parë, Isufi në Ditën e Biznesit të Lihtenshtajnit thoshte: “Prapa çdo gruaje të fortë qëndron një familje edhe më e fortë!” Ajo lavdëronte bashkëshortin e saj që ishte kujdesur për dy djemtë e tyre gjatë bllokimit kur ishin mbyllur shkollat​, në mënyrë që ajo të mund të vazhdonte të punonte…”.

Gjithashtu lexoni:

Tentoi të grabisë një argjendari në Gjilan, ndalohet i dyshuari

Media izraelite tregon se çfarë do të bëjnë ushtarët e FSK-së në Gazë krah atyre shqiptarë, marokenë e kazakë

Kokainë, marihuanë, armë dhe mijëra euro, aktakuzë ndaj gjashtë personave në Suharekë

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj oficerit korrektues në Dubravë për “Marrje ryshfeti”

Gjendet trupi i Erkin Likës pasi ra në lumin Mat gjatë ngjitjes me litar

Kosova News 29/09/2022 29/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia gjenocidale e Millosheviqit
23:04 -13/07/2026
Agim Ademi takohet me Arijon Ibrahimovicin
21:26 -13/07/2026
Kurti: Trusti shënon rekord me 312 milionë euro kthim bruto nga investimet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026
19:49 -13/07/2026
Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve
19:43 -13/07/2026
Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë
19:06 -13/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?