Mbetjet mortore të një individi të vrarë në luftën e fundit në Kosovë janë gjetur në zonën e varrezave në lagjen “Arbana” të Prizrenit.
“Nga gërmimet sot, kemi gjetje të minimumi një personi”, ka konfirmuar udhëheqësi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara.
Gara se ka thënë se individi mund të jetë në listën e personave të pagjetur nga lufta.
“Nga gërmimet në Bishtazhin, jemi rikthyer në Arbanë në kërkim të një personi potencialisht që mund të jetë në listën e personave të zhdukur”.


