KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gërvalla në takim me përfaqësues të KUINT-it në NATO: Kosova ka bërë hapa gjigantë
Politikë

Gërvalla në takim me përfaqësues të KUINT-it në NATO: Kosova ka bërë hapa gjigantë

Kosova News
Kosova News 19:57 -12/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në vazhdën e takimeve të sotme në NATO, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka mbajtur një takim me shtetet aleate në NATO të grupit të KUINT-it.

Sipas njoftimit për media lëshuar nga MPJD, gjatë takimit me Grupin e  KUINT-it, i përbërë nga vende që në të njejtën kohë janë aleatë dhe anëtarë të NATO-s, OECD dhe G7/G20 iu kushtua vëmendje kryesore procesit te përparimit dhe thellimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit me selinë e NATO-s dhe integrimeve euroatlantike të Kosovës.

Vëmendje e veçantë gjatë këtij takimi iu kushtua paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe në Ballkan. Ministrja Gërvalla theksoi rolin kyç që Kosova luan në këtë pjesë të Evropës si dhe kontributin e vazhdueshëm të vendit tonë jo vetëm përmes rreshtimit dhe mbështetjes për Ukrainën edhe si pjesë e Grupit te Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, pranimit të refugjatëve nga Afganistani si dhe çështje të tjera me peshë të rëndësishme për paqen dhe sigurinë në rajon dhe përtej.

Ministrja Gërvalla theksoi po ashtu se vizita e sotme në NATO është e një rëndësie të dyfishtë, pasi që ndodhemi në prag të shënimit të 25-vjetorit të Intervenimit Humanitar Ushtarak të NATO-s për të ndalur gjenocidin e Serbisë kundër qytetarëve të Kosovës.

“Që nga ajo periudhë Kosova ka bërë hapa gjigant duke përqafuar vlerat euroatlantik, duke u rreshtuar krah aleatëve të saj për të kontribuar edhe më tej si ofruese e sigurisë ne botë dhe duke bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për anëtarësim në NATO dhe mekanizma të tjerë të rëndësishëm ndërkombëtarë”, tha Ministrja Gërvalla.

“Mbështetja e vendeve të KUINT-it ka qenë thelbësore dhe shumë intensive për punën dhe aktivitetet e Republikës së Kosovës në NATO dhe me NATO-n, për te cilën Ministrja Gërvalla shprehu falënderim dhe vlerësim te lartë”, thuhet në komunikatën e MPJD-së.

Gjithashtu lexoni:

Ivanoviq u ekzekutua pasi refuzoi t’i nënshtrohej Listës “Srpska”, konstaton Themelorja

Nis asfaltimi i shtresës së dytë në segmentin Dollc–Pejë, pjesë e rrugës nacionale Pejë-Prishtinë

Murati kritikon prokurorët: Hetojnë punëtorët që denoncojnë plaçkitjen, jo ata që vodhën 4.4 milionë euro

Në mbyllje të vizitës në SHBA, Jashari takohet me komandantin amerikan, vlerësohet performanca e dalluar e ushtarëve të FSK-së

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Kosova News 12/03/2024 12/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
59%
2 km/h
Sat
25 °C
Sun
28 °C
Mon
31 °C
Tue
34 °C
Wed
34 °C

Lajmet e Fundit

KESCO: Vetëm A3 prodhon, KEK nuk jep shifra për prodhimin dhe konsumimin
20:44 -21/06/2025
Dortmundi fiton goleadën ndaj skuadrës afrikane
20:04 -21/06/2025
Bizneset kërcënojnë me bllokadë të rrugëve nëse ZRRE-ja nuk pezullon vendimin, afati përfundon sot
19:27 -21/06/2025
Houthi kërcënon ShBA-në nëse e sulmon Iranin
18:58 -21/06/2025
Mbappe mungon sërish për Real Madrid
18:46 -21/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?