KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Donika Gërvalla
Home » ​Gërvalla: Ka progres në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Politikë

​Gërvalla: Ka progres në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Kosova News
Kosova News 22:45 -07/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla Schwarz, ka hedhur poshtë pretendimet e Serbisë se aplikimi i Kosovës është hequr nga agjenda për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Duke folur në “RTK Prime” për situatën e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, ajo ka thënë se është bërë një progres i mirë në këtë drejtim.

“Ne kemi vendosur ta dorëzojmë aplikimin për anëtarësim në maj dhe ka lëvizje në aspektin e trajtimit. Delegacioni ynë nga Kuvendi i Kosovës për herë të parë do të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare me të drejtë të plotë fjale dhe ky është një progres i mirë”, ka thënë Gërvalla.

Ajo ka thënë se shumë shtete në procesin e anëtarësimit kanë pritur me vite të tëra, por beson se në rastin e Kosovës, një gjë e tillë do të arrihet shumë shpejt.

“Besoj se Kosova do të shënojë një prej rekordeve për anëtarësim të shpejtë në Këshillin e Evropës sepse mendoj se edhe atmosfera por edhe progresi i Kosovës e mundëson një gjë të tillë“, ka shtuar ministrja.

Sa i përket pohimeve të palës serbe se Kosova është hequr nga agjenda në mbledhjen e 5 tetorit, ajo ka thënë se një gjë e tillë nuk qëndron.

“Nuk iu kundërpërgjigjem fare (autoriteteve serbe, v.j.) sepse ata nuk i besojnë vetes kur flasin. Kosova nuk është hequr nga agjenda. Kosova nuk ka qenë në agjendë, por në mbledhjen e 5 tetorit është diskutuar dhe është bërë një progres i mirë”, ka nënvizuar Gërvalla.

Ajo nuk ka dashur të japë data rreth asaj se kur do të trajtohet aplikimi i vendit tonë për anëtarësim në KE.

“Nuk është e imja të them data sepse është çështje e presidencës së radhës. Irlanda e ka presidencën e radhës në Këshillin e Evropës dhe është vendim i Irlandës se me cilën tempo dhe cilat data do t’i zgjedhë. Ajo çfarë mund të them është se jemi shumë afër momentit kur kërkesa jonë do të procedohet në asamblenë parlamentare ku ajo edhe duhet trajtuar”, është shprehur Gërvalla në RTK.

Gjithashtu lexoni:

Kamberi reagon ndaj deklaratës së ministres serbe, kërkon shkarkimin e saj

Ferati: Bisedimet teknike me Vetëvendosjen do të vazhdojnë, LDK-ja është e bashkuar

BE-ja kërkon përgjegjësi pas deklaratës së ministres serbe

Guerot: Franca mbetet aleate e besueshme e Kosovës

Kurti: Trusti shënon rekord me 312 milionë euro kthim bruto nga investimet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026

Kosova News 07/10/2022 07/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Kosova dha Shqipëria ekstradojnë dy dilerë
15:44 -14/07/2026
Kamberi reagon ndaj deklaratës së ministres serbe, kërkon shkarkimin e saj
15:16 -14/07/2026
Ferati: Bisedimet teknike me Vetëvendosjen do të vazhdojnë, LDK-ja është e bashkuar
15:04 -14/07/2026
Aktakuzë ndaj tre personave për narkotikë dhe ryshfet, njëri zyrtar korrektues në Dubravë
14:28 -14/07/2026
BE-ja kërkon përgjegjësi pas deklaratës së ministres serbe
14:02 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?