KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gërvalla: Janë bërë hapa të rëndësishëm për anëtarësim në Këshillin Evropian
Politikë

Gërvalla: Janë bërë hapa të rëndësishëm për anëtarësim në Këshillin Evropian

Kosova News
Kosova News 16:46 -06/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, gjatë fjalimit të saj në Kuvendin e Kosovës për dyvjetorin e qeverisjes, ka thënë se Kosova asnjëherë nuk ka pasur “admirim kaq të madh për suksesin e punën e bërë”.

“Të panumërta janë bisedat me homologë të kontinenteve të ndryshme që shprehin admirimin për sukseset e reformat e bëra, për përcaktimin e palëkundur të institucioneve të Kosovës për shtet ligjor e demokraci të mirëfilltë. Asnjëherë Kosova s’ka pasur kaq shumë vizita të udhëheqësve të rëndësishëm politikë ndërkombëtarë. Kurrë s’kemi pasur kaq shumë miq të fortë, duke marrë seriozisht qëndrimet tona”, tha Gërvalla.

Ajo ka përmendur aplikimin e Kosovës në Këshill të Evropës, për statusin e kandidatit në BE e po ashtu për liberalizimin e vizave.

“Në gjuhën e futbollit, duhet të thuhet se pjesa e dytë e lojës po nis me epërsi të konsiderueshme tonën. Do të mund të thuhet se me lojë të pandershme, faule e lajme të rrejshme e kampanja denigruese, po përpiqen të ndalin e manipulojnë rezultatin, por ekipi ynë është i ri, e i fortë, e me energji pozitive dhe e di se për çfarë ka ardhur. Me rëndësi, më në fund Kosova do të fitojë”, tha Gërvalla.

Ajo ka thënë se gjatë takimeve pyetet shpesh nga homologët evropianë, pse Kosova është aq shumë e fokusuar nga Amerika.

“Unë u them se Evropa s’ka treguar as në të kaluarën e as tash se ka vullnet dhe se është aq e fortë sa duhet për me siguru paqe për rajonin tonë. Kemi vuajtur në trupin tonë se çfarë ndodh kur Evropa nguron. Në Bosnjë, Kosovë e tash në Ukrainë, pa Amerikën do të ishim të humbur të gjithë. Asnjë vend evropian e as Bashkimi Evropian, nuk ka treguar vendosmëri e moral për të shkuar në luftë për një vend të vogël si Kosova, për të shpëtuar qindra mijëra jetë nga vdekja e sigurtë”, tha Gërvalla.

Gërvallës i ka reaguar deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, që e quajti të “paaftë për detyrën që e ka”. Madje Musliu-Shoshi tha se kryeministri Albin Kurti e ka përjashtuar ministren nga kabineti qeveritar.

“Znj. Gërvalla më vjen keq që s’jeni pjesë e kësaj ‘mrekullie’ që ka ndodhur, sepse po shihet që Albini të ka përjashtuar nga kabineti qeveritar, e po shihet se vetë i ke dorëzuar kompetencat që i ke me ligj. I ke dorëzu kompetencat te zv. ministri i juaj Kreshniki, ai merret me anëtarësim në organizata ndërkombëtare, agjendën e BE-së, e gjitha tjerat. Ti përveç që merresh me punë të brendshme të MPJ-së, me asgjë tjetër s’merresh. E edhe me ato që merresh, të gjitha i ke të jashtëligjshme. Instanca të larta gjyqësore çdo ditë po të kthejnë vendime që je në kundërshtim me ligjin, me çdo vendim ditor që merr kundër stafit diplomatik. Sa i përket spektrit ndërkombëtar, Kosova asnjëherë, as në vitet 90-ta, s’ka qenë më keq se me ty në krye. Në krye të diplomacisë, ti je jashtëzakonisht e padijshme, e s’merr erë në këtë punë. Përpos përçarjes brenda strukturës së MPJ-së s’ke bërë asgjë tjetër. Kosova që nga ardhja jote në krye të MPJ-së, s’ka shërbim të jashtëm, lobim, njohje të reja as që vjen në shprehje. Anëtarësimi në organizata ndërkombëtare është formë dëshirore”, tha Musliu-Shoshi.

Gërvalla u kundërpërgjigj duke thënë se “me përjashtime të rralla për çështje procedurale, shumica e vendimeve që merr konfirmohen”.

E për kompetenca tha se “sipas përshkrimit puna e ministrit të jashtëm është se kalon kohën më të madhe jashtë vendit”.

“Si organizohet puna në një nga institucionet shtetërore nga ana e ministrit pa pajisur me kompetenca zëvendësit që duhet të jenë në gjendje të veprojnë në mungesë të ministrit. Kërkoni probleme ku ka vërtetë, e mos shpikni”, tha Gërvalla.

Ndërsa Musliu-Shoshi në kundëreplikë tha: “Je shkelëse e ligjit në baza ditore. Çdo vendim i nënshkruar nga ti përbën shkelje ligjore. Nuk e njeh politikën e jashtme, gjithçka tjetër mund të bësh, vetëm këtë punë se njeh. Për atë arsye të ka përjashtuar Albini. S’je kërkun në asnjë forum ndërkombëtar ku është Albini, nuk je në dialog, as takime bilaterale e multilaterale, s’ke agjendë të politikës së jashtme. Mund të folësh vetëm çështje tekniko-administrative, por politikë të jashtme nuk di”.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu kritikon prokurorinë: Nuk kërkoi paraburgim për Valon Sylën

Kurti: Po bëhet investimi më i madh ndonjëherë në “Kosova B”

Kosova dhe Shqipëria në fokus të diskutimeve në Bundestag

Deliu deklarohet pas tensioneve në foltore: Në vend të bashkëpunimit po shohim bllokim e arrogancë

A duhet të reagoj presidentja, Sveçla: A shkruan diku në rregullore apo Kushtetutë?

Kosova News 06/04/2023 06/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 15°
73%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
31 °C

Lajmet e Fundit

SPAK: Sekuestrohen pasuri me vlerë 12 milionë euro nga organizata e trafikut të kokainës
23:01 -29/06/2025
IPK-ja rekomandon suspendimin e tre policëve në Klinë, tejkaluan kompetencat zyrtare
21:53 -29/06/2025
Deputeti i PDK-së reagon ndaj pretendimeve për tortën e Slavko Simiqit: Do të ketë veprime ligjore ndaj Sali Zybës
21:14 -29/06/2025
Drashkoviq: Serbia duhet të njohë realitetin e Kosovës
21:08 -29/06/2025
Deputeti gjerman kërkon çmontimin e strukturave paralele në veri të Kosovës
20:05 -29/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?