KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gërvalla: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe në NATO ia mbyll portën Rusisë
Politikë

Gërvalla: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe në NATO ia mbyll portën Rusisë

Kosova News
Kosova News 17:48 -09/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme, ka theksuar se Kosova dëshiron të jetë pjesë e organizmave të Bashkimit Evropian dhe Aleancës Veri-Atlantike.“Kosova synon të jetë anëtare e BE-së dhe NATO-së dhe jemi duke bërë përpjekje për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Kjo jo vetëm që është e mirë për ne por edhe për Perëndimin që ne të jemi pjesë e këtyre organizatave” –  tha ministrja Gërvalla në seminarin e 102-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, me temën  “Integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor: sfidat e zgjatura, realitetet e reja dhe perspektivat e ardhshme”, që po mbahet në Prishtinë.“Nuk them që duhet BE-ja të na pranojë në gjirin e saj nesër, por nga aspekti gjeopolitik është me rëndësi që BE të mos heqë dorë sepse e lë portën hapur për Serbinë, Rusinë dhe të tjerët për të hyrë në hapësirën demokratike” – theksoi ajo.Shefja e diplomacisë kosovare në fjalimin e saj në seminarin Rose-Roth kërkoi nga vendet që nuk e kanë njohur Kosovën që ta bëjnë një gjë të tillë, sepse, sipas saj, Kosova nuk duhet mbetur peng e narrativave ruse.

“Ju bëjmë thirrje që të dërgoni mesazh dhe të rreshtoheni me shumicën dërrmuese të demokracive në BE dhe NATO, dhe ju thërrasim që t’i dërgoni mesazh Serbisë dhe Rusisë që ne nuk duam të mbesim peng i narrativave nacionaliste të Serbisë dhe Rusisë, Kosova përdoret si armë nga Putini i një tentativë për të përçarë Perëndimin. Njohja e Kosovës është një dëshmi e angazhimit për liri dhe demokraci” – theksoi ajo.Gërvalla theksoi se Bashkimi Evropian duhet që edhe në kuadër të dialogut ta ketë parasysh faktin që Serbia është rreshtuar krah Rusisë në luftën e saj me Ukrainën.“Dialogu është me rëndësi në kuptim të përmbajtjes dhe nëse ndryshon realiteti, nuk nënkupton se nuk duhet të ndryshohet përmbajtja, nëse një prej palëve rreshtohet me kriminelët e luftës atëherë duhet pyetur çka tash, a mund të vazhdojmë tutje sikur nuk ka ndodhur asgjë. Evropa duhet të pajtohet me realitetin e ri, kemi të bëjmë me Rusinë agresive, kemi të bëjmë me një lidership serb që është agresiv”, tha ajo.Sot po mbahet dita e dytë e seminarit Rose-Roth, i cili organizohet në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës, nën udhëheqjen e kryetarit të Delegacionit të Kuvendit të Kosovës në AP të NATO-s, deputetit Driton Hyseni, si dhe me përkrahjen e Qeverisë zvicerane e të Qendrës së Gjenevës për Qeverisje të Sektorit të Sigurisë (DCAF), së bashku me Komisionin për Ekonomi dhe Siguri.Qëllimi kryesor i seminareve Rose-Roth është lehtësimi i dialogut që lidhet me çështjet e sigurisë rajonale, në mesin e ligjvënësve të NATO-s dhe vendeve partnere.

Gjithashtu lexoni:

Kamberi reagon ndaj deklaratës së ministres serbe, kërkon shkarkimin e saj

Ferati: Bisedimet teknike me Vetëvendosjen do të vazhdojnë, LDK-ja është e bashkuar

BE-ja kërkon përgjegjësi pas deklaratës së ministres serbe

Guerot: Franca mbetet aleate e besueshme e Kosovës

Kurti: Trusti shënon rekord me 312 milionë euro kthim bruto nga investimet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026

Kosova News 09/10/2022 09/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Kosova dha Shqipëria ekstradojnë dy dilerë
15:44 -14/07/2026
Kamberi reagon ndaj deklaratës së ministres serbe, kërkon shkarkimin e saj
15:16 -14/07/2026
Ferati: Bisedimet teknike me Vetëvendosjen do të vazhdojnë, LDK-ja është e bashkuar
15:04 -14/07/2026
Aktakuzë ndaj tre personave për narkotikë dhe ryshfet, njëri zyrtar korrektues në Dubravë
14:28 -14/07/2026
BE-ja kërkon përgjegjësi pas deklaratës së ministres serbe
14:02 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?