KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gashi: I liruari nga akuza për vrasjen e Ivanoviqit do të kërkojë dëmshpërblim nga shteti
Lajme

Gashi: I liruari nga akuza për vrasjen e Ivanoviqit do të kërkojë dëmshpërblim nga shteti

Kosova News
Kosova News 18:26 -28/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Avokati Tomë Gashi, i cili ka përfaqësuar Rade Basaran në rastin e vrasjes së politikanit Oliver Ivanoviq, ka thënë se klienti i tij do të ngrejë padi përmes së cilës do të kërkojë dëmshpërblim nga shteti për tri vitet e kaluara në paraburgim.

Të premten, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar Nedelko Spasojeviq me katër vjet e gjashtë muaj burgim për pjesëmarrje në një grup kriminal që e organizoi vrasjen e Oliver Ivanoviqit gjashtë vjet më parë. Në këtë rast Marko Roshiq është dënuar me dhjetë vjet burgim për veprën penale pjesëmarrje në krim të organizuar, ndërsa Dragisha Markoviq dhe Zharko Jovanoviq, janë dënuar me nga katër vjet burgim. Nga akuzat është liruar Sillvana Arsoviq e më herët edhe Rada Basara.

Avokati Gashi ka fajësuar ish-prokurorin që është marrë me këtë çështje për “ngritje të aktakuzës pa kurrëfarë prove”.

“Vendimi i Gjykatës ka qenë i drejtë, flas gjithmonë për klientin tim i cili ka qenë hetues në Polici. Është kroat. Prokurori e ka dit që gjatë kohës së vrasjes së Ivanoviqit, klienti im ka qenë në Kroaci. Këta kanë qenë të akuzuar si grup kriminal, që kinse kanë bashkëpunuar për fshehje të provave. Klienti im ka qenë qëllimisht apo gabimisht i akuzuar nga një ish-prokuror. Ka qenë mbi  tri vjet në paraburgim pa kurrëfarë prove. Pasi ta marrim aktgjykimin, do të ngrem padi për të kërkuar dëmshpërblim. Ish-prokurori e ka ngre me nguti këtë akuzë për t’u dukur si rast i madh”, ka thënë ai në “60 Minuta” të KTV-së.

Gashi ka rekomanduar prokurorët të mos ngrenë aktakuza “pa menduar dy herë”.

“Prokurorët duhet të mendojnë dy herë para se të ngrenë akuzë, pasi përgjegjësinë e jep shteti e jo prokurori. Prokurorët e mirë ngrenë atakuzë duke e llogaritur probabilitetin që do të shpallen fajtor”, ka shtuar ai.

Për rastin e vrasjes së Ivanoviqit në arrati janë Zhelko Bojiq, Zvonko Veselinoviq, Milan Radoiçiq dhe dy të pandehur të tjerë të panjohur.

Avokati Gashi ka thënë se drejtësia ende nuk është vendosur pa arrestimin e njerëzve që kanë financuar vrasjen e politikanit serb.

Politikani serb Oliver Ivanoviq u vra më 16 janar 2018, pranë zyrës së iniciativës së tij qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi” (Sloboda, demokratija, pravda-SDP). Ai e kritikoi mbështetjen e Listën Serbe nga Beogradi dhe paraqitjen e kësaj si të vetmen alternativë të Serbëve të Kosovës. Në kohën kur u vra ai ishte në proces rigjykimi për krime lufte lidhur me dëbimin e shqiptarëve nga veriu i Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Kandiq: Deklaratat e ministres serbe tregojnë se ideologjia e spastrimit etnik nuk ka vdekur

MBPZhR: Nuk kemi premtuar publikimin e analizave më 13 korrik

Ministria e Sportit dhe Rinisë ndan afro 400 mijë euro për bileta aeroplani

Mot i ndryshueshëm me temperatura deri në 30°C

Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd

Kosova News 28/06/2024 28/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Rama: Kemi reaguar nëpërmjet ministrit të Jashtëm ndaj deklaratave të ministres serbe
18:39 -16/07/2026
Pas deklaratës së Paunoviqit, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në
18:30 -16/07/2026
Kandiq: Deklaratat e ministres serbe tregojnë se ideologjia e spastrimit etnik nuk ka vdekur
17:56 -16/07/2026
Ambasadori i Kosovës në Belgjikë adreson te BE-ja deklaratën e ministres serbe
17:49 -16/07/2026
Arsenali bëhet me sulmues të ri – transferimi i tij u mbyll për 40 milionë euro
17:43 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?