KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Frikë për shqiptarët që gjenden në kampet e ISIS-it, kurdët kërcënojnë se s’do t’i ruajnë më
Siguri

Frikë për shqiptarët që gjenden në kampet e ISIS-it, kurdët kërcënojnë se s’do t’i ruajnë më

Kosova News
Kosova News 14:11 -25/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Forcat kurde në verilindje të Sirisë kanë deklaruar për BBC-në se mund të jenë të detyruar të ndërpresin ruajtjen e kampeve ku mbahen militantët e Shtetit Islamik dhe të afërmit e tyre. Forcat Demokratike Siriane thanë se nuk kanë më kapacitete për të ruajtur këto kampe, si pasojë e sulmeve nga ushtria turke.

Sipas informacioneve, në njërin nga këto kampe, Al Hawl, ndodhen edhe 13 shqiptarë.

Turqia ka zhvilluar disa operacione në rajon, pas atentatit me bomba në Stamboll ku humbën jetën 6 persona dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur. Shteti turk fajëson forcat kurde për mbështetjen e terroristëve, çka ka sjellë edhe një tensionim të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Forcat Siriane Demokratike (FSD) janë të përbëra kryesisht nga militantë kurdë, të cilët mbështeten me armatime nga Shtetet e Bashkuara. Ata kanë mohuar çdo përfshirje në sulmin e ndodhur në Stamboll.

Kreu i FSD, Gjenerali Mazloum Abdi, tha për BBC se operacionet ushtarake turke do të ndihmonin në ringritjen e grupit terrorist të ISIS-it. “Kjo do të sjellë një luftë të dytë civile në Siri dhe operacionet tona kundër ISIS-it do të ndërpriteshin”, tha ai. “Ne luftuam dhe mundëm ISIS-in në bashkëpunim me një koalicion ndërkombëtar, ndërsa tani Turqia do të minojë të gjithë përpjekjen”.

Al-Hawl është kampi më i madh ku mbahen militantët e ISIS-it dhe familjarët e tyre. Sipas BBC-së, aty jetojnë mbi 50 mijë njerëz, mbi 60% gra dhe fëmijë.

Abdi paralajmëroi që, nëse sulmet turke vazhdojnë, kjo do të ndikojë drejtpërdrejt në mundësinë e forcave të tij për të ruajtur kampin. “Do të jemi të zënë duke mbrojtur njerëzit tanë dhe nuk do të mund të ruajmë kampet”, tha ai. “Autoritetet turke kanë shënjestruar vendqëndrime civilësh, stacione elektrike, apo të prodhimit të naftës. Kjo do të sjellë zhvendosje masive të njerëzve”.

Në maj të këtij viti, Shqipëria dhe Kosova zhvilluan operacionin më të fundit për riatdhesimin e shtetasve të vet. Autoritetet raportuan se 4 gra dhe 9 fëmijë ndërmjet moshës 6 e 16 vjeç nga Shqipëria mbërritën në aeroportin “Adem Jashari” të Prishtinës bashkë me shtetas të tjerë kosovarë që u larguan nga kampet e ferrit.

Operacioni i riatdhesimit të shtetasve shqiptarë nga ish-zonat e konfliktit në Siri dhe Irak u krye në kuadër të një bashkëpunimi dypalësh Shqipëri-Kosovë dhe me mbështetjen e partnerëve të ShBA-së nëpërmjet edhe koordinimit me selitë e tyre diplomatike në Prishtinë dhe Tiranë./ A2News

Gjithashtu lexoni:

Një qytetar në Shtime dëmton fletëvotimin e tij, tenton të votojë në emër të bashkëshortes

Ky është numri i votuesve deri në ora 13:00

Skandal: Shtabi i PDK-së ‘udhëhiqet’ nga Ysabel, nga tubimi përmbyllës dërgon edhe një foto të klub-it

Policia jep detaje mbi aksidentin që i mori jetën Fatjon Bunjakut

Arrestohet në Prizren një i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile

Kosova News 25/11/2022 25/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore
13:51 -07/06/2026
Një qytetar në Shtime dëmton fletëvotimin e tij, tenton të votojë në emër të bashkëshortes
13:47 -07/06/2026
Molliqaj thotë se aa më shumë qytetarë të votojnë, aq më e madhe është garanca për demokracinë
13:43 -07/06/2026
Ky është numri i votuesve deri në ora 13:00
13:38 -07/06/2026
Ky është numri i votuesve në Prishtinë deri më tani
13:01 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?