Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpërndarë një foto ku shihet ajo së bashku me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, duke shikuar një foto të ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Osmani po qëndron në Bruksel pasi, me ftesë të presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, ajo do ta përfaqësojë Kosovën në takimin e krerëve të Bashkimit Evropian me liderët e Ballkanit Perëndimor.
“Një moment i veçantë sot në Parlamentin Evropian”, ka shkruar ajo në foton ku shihet së bashku me Metsolan duke e shikuar së bashku fotografinë.