KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Forcat ajrore ruse aksidentalisht hedhin një bombë në qytetin e tyre
Botë

Forcat ajrore ruse aksidentalisht hedhin një bombë në qytetin e tyre

Kosova News
Kosova News 20:26 -21/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ushtria ruse pranoi se një bombë e hedhur aksidentalisht nga një prej avionëve të saj luftarakë shkaktoi një shpërthim të fuqishëm në një qytet rus afër kufirit me Ukrainën, duke plagosur dy njerëz dhe duke frikësuar banorët vendas.Belgorodi, një qytet me 340 mijë banorë që ndodhet rreth 40 kilometra në lindje të kufirit Rusi-Ukrainë, është përballur me sulme të rregullta me dronë gjatë operacionit aktual ushtarak të Rusisë në Ukrainë. Autoritetet ruse kanë fajësuar për sulmet e mëparshme ushtrinë ukrainase, e cila asnjëherë nuk ka pranuar drejtpërdrejt përgjegjësinë për sulmet.Shpërthimi i së enjtes vonë ishte shumë më i fuqishëm se çdo gjë tjetër që banorët e Belgorodit kanë përjetuar. Dëshmitarët thanë se dëgjuan një tingull fëshfërime që u pasua nga një shpërthim që drodhi ndërtesat aty pranë dhe theu xhamat e dritareve.Shpërthimi krijoi një gropë 20 metra të gjerë në mes të një rruge me pemë të rrethuar nga blloqe apartamentesh, dëmtoi disa makina dhe hodhi një makinë në çatinë e një dyqani. Dy persona u plagosën dhe një person i tretë u shtrua më vonë në spital, sipas autoriteteve.

Menjëherë pas shpërthimit, komentatorët rusë dhe blogerët ushtarakë filluan të nxirrnin teori të ndryshme mbi llojin e armës të përdorur nga Ukraina për sulmin. Shumë prej tyre bënë thirrje për ndëshkim të fortë.Por rreth një orë më vonë, Ministria ruse e Mbrojtjes pranoi se një bombë e lëshuar aksidentalisht nga një prej bombarduesve të saj Su-34 shkaktoi shpërthimin. Ministria ruse e Mbrojtjes nuk dha detaje të mëtejshme, por ekspertët ushtarakë thanë se ka të ngjarë të ishte një bombë e fuqishme që peshonte 500 kilogramë.Në tetor, një avion luftarak rus u rrëzua pranë një ndërtese banimi në qytetin port të Yeyskit në Detin Azov, duke vrarë 15 njerëz. Në Yeysk ndodhet një bazë e madhe ajrore ruse me avionë luftarakë që fluturojnë në misione ushtarake në Ukrainë.Ekspertët ushtarakë kanë vënë në dukje se ndërsa numri i fluturimeve ushtarake ruse është rritur ndjeshëm gjatë luftimeve, po ashtu janë rritur edhe rrëzimet e avionëve dhe të shtënat aksidentale.Në një tjetër incident vdekjeprurës në rajonin e Belgorodit, dy ushtarë vullnetarë qëlluan ndaj trupave ruse në një poligon ushtarak, duke vrarë 11 dhe plagosur 15 të tjerë, përpara se të qëlloheshin për vdekje./VOA

Gjithashtu lexoni:

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Kosova News 21/04/2023 21/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet
21:00 -10/07/2026
Kurti: Takimi me Abdixhikun dhe Osmanin ishte konstruktiv, diskutuam për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin
20:55 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?