KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nënshkrime të falsifikuara e dallavere me kartela të Raiffeisen – Prokuroria shpalos detajet e tre zyrtarëve të Postës në Kaçanik
Siguri

Nënshkrime të falsifikuara e dallavere me kartela të Raiffeisen – Prokuroria shpalos detajet e tre zyrtarëve të Postës në Kaçanik

Kosova News
Kosova News 16:37 -30/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, tre persona të dyshuar me inicialet A. Ç.,K.Z., dhe R.L., zyrtarë të postës – dega në Kaçanik, për shkak të dyshimit të veprës penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i arsyeshëm se të pandehurit gjatë ushtrimit të detyrës së tyre, nga data 01.12.2022 deri më datën e inspektimit 20.12.2022, në Kaçanik, në cilësinë e personave zyrtarë – si postierë përgjegjës për shpërndarjen e kartelave të Raiffeisen Bank, duke mos respektuar kriteret dhe rregullat për dhënien e kartelave, kanë nënshkruar në fletëkthesat se kinse konsumatorët kanë pranuar kartelat bankare edhe pse të njëjtat nuk janë shpërndarë.

Lexo po ashtu:

Krimet Ekonomike zbarkojnë në Pejë – Konfiskohen para të falsifikuara, të paktën një i arrestuar

Pas verifikimit nga ana e Inspeksionit rezultojnë se janë falsifikuar njëzet e tetë fletë-kthime prej tyre, me çka dyshohet se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar” nga neni 427 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Në anën tjetër, edhe Policia e Kosovës ka ndarë informata për opinionin publik lidhur me rastin, duke thënë se kjo vepër penale ka dëmtuar Postën e Kosovës.

“Në këtë mënyrë personat e dyshuar të lartcekur me iniciale- Zyrtarë të Postës së Kosovës, kanë rrezikuar kontratën mes Postës së Kosovës dhe një kompanie, me pasoja të mëdha financiare, në dëm të Postës së Kosovës” thuhet mes të tjerash në komunikatën e Policisë.

LAJMIT I FUNDIT – Krimet Ekonomike në aksion, arrestohen tre zyrtarë të Postës në rajonin e Ferizajt

Gjithashtu lexoni:

IPK-ja rekomandon suspendimin e tre policëve në Klinë, tejkaluan kompetencat zyrtare

Deputeti gjerman kërkon çmontimin e strukturave paralele në veri të Kosovës

Tre të lënduar në një vetaksident në Gurrakoc të Istogut

Arrestohet një person në Vërmicë, i ofroi policisë 5 euro ryshfet

Përleshja fizike në veri, dy persona shoqërohen për intervistim në Polici

Kosova News 30/05/2023 30/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
71%
1 km/h
Mon
32 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
35 °C
Fri
34 °C

Lajmet e Fundit

SPAK: Sekuestrohen pasuri me vlerë 12 milionë euro nga organizata e trafikut të kokainës
23:01 -29/06/2025
IPK-ja rekomandon suspendimin e tre policëve në Klinë, tejkaluan kompetencat zyrtare
21:53 -29/06/2025
Deputeti i PDK-së reagon ndaj pretendimeve për tortën e Slavko Simiqit: Do të ketë veprime ligjore ndaj Sali Zybës
21:14 -29/06/2025
Drashkoviq: Serbia duhet të njohë realitetin e Kosovës
21:08 -29/06/2025
Deputeti gjerman kërkon çmontimin e strukturave paralele në veri të Kosovës
20:05 -29/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?