KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » FKAK: Tronditës keqtrajtimi i 5-vjeçares, logopedi mund të ketë abuzuar edhe fëmijë të tjerë
Shëndetësi

FKAK: Tronditës keqtrajtimi i 5-vjeçares, logopedi mund të ketë abuzuar edhe fëmijë të tjerë

Kosova News
Kosova News 13:57 -28/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar, ka reaguar pas raportimeve për keqtrajtimin e pacientes 5-vjeçare me autizëm në Gjilan, nga ushtruesi i detyrës së shefit të defektologjisë në Klinikën e ORL-së në QKUK, Iljasa Fazliu.

“Jemi thellësisht të tronditur nga ngjarja e djeshme e raportuar në mediat tona ku logopedi Iljasa Fazliu nga Gjilani ka abuzuar psikikisht dhe emocionalisht në ordinancën e tij ndaj fëmijës 5-vjeçar të diagnostikuar me autizëm”, thuhet në reagimin e këtij Forumi.

Sipas tyre, ky rast nge dyshime se Fazliu mund të ketë abuzuar edhe më fëmijë të tjerë.

“Jemi thellësisht të shqetësuar me atë çfarë ka ndodhur me të miturën ku shahet dhe ofendohet nga logopedi Fazliu dhe stafi i tij. Gjuha, sjellja dhe abuzimi verbal ndaj vogëlushes na lë të dyshojmë se i njëjti logoped mund të ketë abuzuar edhe me fëmijë të tjerë të cilët prindërit apo kujdestarët ligjorë i kanë dërguar në mjekim te logopedi Fazliu dhe të stafi i kësaj ordinance”, thuhet në reagim.

Ky forum ka kërkuar nga institucionet që në mënyrë urgjente ta trajtojnë këtë rast dhe të hetojnë rrënjësisht se çfarë ka ndodhur me 5-vjeçaren, por edhe me të gjithë pacientët e tjerë e në veçanti ata me aftësi të kufizuara.

“Të drejtat e fëmijëve dhe në mënyrë të veçantë të fëmijëve me aftësi të kufizuara duhet t’u garantohet zhvillimi personal, si mirëqenia, mbrojtja nga lëndimet dhe e drejta për mbrojtje. Në këtë rast institucionet tona nuk kanë arritur të garantojnë sigurinë dhe mirëqenien e fëmijës me autizëm. Ne jemi shumë të brengosur për torturat psikike dhe emocionale që i janë shkaktuar 5-vjeçares nga logopedi dhe pasojat që mund ta rëndojnë gjendjen e saj dhe të familjarëve”, thuhet në reagim.

Sipas tyre shteti është përgjegjës për mbrojtjen e fëmijëve nga abuzimet.

“Çdo fëmijë me aftësi të kufizuar ka të drejtën për kujdes shëndetësor dhe arsim të veçantë, duhet të ndihmohet për të qenë i pavarur dhe për të marrë pjesë aktive në shoqëri, por me këto abuzime ndaj fëmijëve tanë vetëm sa po rritet diskriminimi dhe frika”, thuhet në reagim.

Fazliu është arrestuar të shtunën nën dyshimin për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor. Janë arrestuar edhe dy familjarë të 5-vjeçares, të cilët e kishin sulmuar Fazliun, pasi dyshemeve për keqtrajtimin e pacientes me autizëm.

Gjithashtu lexoni:

Kujdes nga gjarpërinjtë, IKSHPK publikon udhëzime për mbrojtje gjatë qëndrimit në natyrë

Modeli i frymëmarrjes është po aq unik sa gjurmët e gishtit dhe mund të zbulojë shumë për shëndetin tuaj

Ky gabim i zakonshëm me kondicionerin dëmton shëndetin dhe shumica nuk e kuptojnë fare

Kurti e Vitia vendosin gurthemelin e QKMF-së 2.4 milionëshe në Shtime

125 raste me kancer gjiri në QKUK gjatë këtij viti, falë metodës “Sentinel” u shpëtuan 22 gra nga heqja e gjirit

Kosova News 28/11/2022 28/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Thu
29 °C
Fri
28 °C
Sat
26 °C
Sun
28 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohet një i dyshuar për falsifikim të dokumenteve, i konfiskohen 5 vula të institucioneve
11:22 -19/06/2025
Abrashi: Opozita pa qëllim të qartë po bllokon Kuvendin
11:06 -19/06/2025
Kurti në drekë me ambasadorët për procesin e krijimit të institucioneve
10:47 -19/06/2025
Edhe një përpjekje e dështuar për konstituimin e Kuvendit
10:45 -19/06/2025
Kërkohet paraburgim për një të arrestuar në operacionin Qielli i thyer
09:44 -19/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?