KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Fillon takimi i Kurtit me kancelarin austriak, pritet me ceremoni shtetërore (VIDEO)
Politikë

Fillon takimi i Kurtit me kancelarin austriak, pritet me ceremoni shtetërore (VIDEO)

Kosova News
Kosova News 12:26 -12/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur me ceremoni shtetërore nga Kancelari Federal austriak, Karl Nehammer.

Pas takimit me kancelarin Karl Nehammer, që do të mbahet prapa dyerve të mbyllura, do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për media.

Përveç çështjeve të Ballkanit Perëndimor si në aspektin politik ashtu edhe në atë të sigurisë, një ndër temat e këtij takimi mes kryeministrit Kurti dhe kancelarit Nehammer, do të jetë edhe aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE.

Më pas gjatë ditës, kryeministri Kurti, do të mbajë edhe dy ligjërata. Njëra do të jetë në Institutin për Politike Evropiane e të Sigurisë si dhe një tjetër në Akademinë Diplomatike të Vjenës.

Ndërkohë, para vizitës në Vjenë, kryeministri Kurti ka dhënë edhe një intervistë të gjatë për gazetën më të madhe austriake, Der Standard.

Sa i përket propozimit franko-gjerman për marrëveshjen Kosovë-serbi, në këtë intervistë, kryeministri Kurti ka rikujtuar se më 18 gusht të vitit të kaluar, pati një takim  me Shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell.

“Së pari duhet të negociohet një marrëveshje kornizë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Mendova se ishte e mrekullueshme. Por Vuçiq ka thënë vazhdimisht se nuk është i interesuar për një marrëveshje të tillë kornizë”, deklaroi Kurti.

Sipas tij, Vuçiqi është i interesuar për menaxhimin e krizave, për fenomenin e zjarrfikësit.

“Ju ndezni zjarre, pastaj vishni shpejt një xhaketë tjetër dhe thoni, unë mund ta shuaj zjarrin! Tre javë pas këtij takimi, përfaqësuesit e qeverisë franceze dhe gjermane, Emmanuel Bonne dhe Jens Plötner, erdhën me ide që i konsideroj një bazë e mirë për diskutime të mëtejshme, sepse ato kanë të bëjnë me konceptet dhe idetë universale të integritetit territorial dhe sovranitetit, të drejtave të njeriut, pavarësinë dhe demokracinë”.

Kryeministri Kurti ka thënë se në të kaluarën kishte më shumë një ideologji për zgjidhjen e problemeve, një qasje “sui generis” me një oqean detajesh që dekurajonte të gjithë.

Kurti në këtë intervistë ka thënë se në propozimin franko-gjerman,  janë përfshirë disa nga paragrafët e marrëveshjes gjermano-gjermane të vitit 1972.

“Por Ëilly Brandt shkoi paraprakisht në Varshavë dhe kërkoi falje. Dhe marrëveshja ishte e mundur sepse dy Gjermanitë morën një vend në OKB nëntë muaj më vonë”.

Sipas Kurtit, me Rusinë dhe Kinën, Kosova  nuk e ka një shans të tillë.

Gjithashtu lexoni:

LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së

​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4

Përfundon numërimi i votave në Suharekë, ky është rezultati

Numërohen 100% të votave në Gjilan, kjo parti prin bindshëm

Numërohen 100% të votave në Prishtinë, ky është rezultati final

Kosova News 12/01/2023 12/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së
00:07 -08/06/2026
​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4
00:03 -08/06/2026
Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë
23:31 -07/06/2026
Përfundon numërimi i votave në Suharekë, ky është rezultati
23:29 -07/06/2026
Numërohen 100% të votave në Gjilan, kjo parti prin bindshëm
23:23 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?