KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Fillon mësimi në shkollën “Hivzi Sylejmani” në Fushë-Kosovë, luten që mos të shpallen tradhtarë!
Arsim

Fillon mësimi në shkollën “Hivzi Sylejmani” në Fushë-Kosovë, luten që mos të shpallen tradhtarë!

Kosova News
Kosova News 19:28 -19/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

19 shtatori shënon javën e katërt prej që Sindikata e Arsimit ka shpallur grevën. Disa prej shkollave kanë hapur dyert për fillimin e vitit të ri shkollor. Shkolla e mesme e ulët “Hivzi Sylejmani” në Fushë- Kosovë, ishte e radhës që filloi mësimin këtë të hënë.

Drejtori i gjimnazit, “Hivzi Sylejmani”, Amir Pllana, në një intervistë për IndeksOnline ka deklaruar se kërkesat e Sindikatës së Arsimit tashme janë bëre të paarsyeshme prandaj kanë vendosur së bashku më personelin arsimor të fillojnë mësimin.

“Vendimi ka qenë unanim i personelit arsimor, ne prej 2 javësh sa kemi qenë pjesë e grevës kemi debatuar dhe kemi bërë një analizë, ku në fund erdhëm në përfundimin logjik që humbësit më të mëdhenj janë nxënësit e shkollës më ne së bashku edhe më prindërit. Menduam që greva më është e paarsyeshme e pajustifikueshme, kërkesat më nuk janë relevante për kohën, janë të kaluara kështu vendosëm të hymë procesit të fillimit të ri shkollor”, deklaroi drejtori Pllana.

Drejtori Pllana theksoi se të gjithë arsimtarët sot kanë dalur në punë pa pritës, njëkohësisht mbi 90 për qind e nxënësve kanë qenë në gatishmëri të fillojnë mësimin.

“Sot janë të gjithë arsimtarët, po ashtu edhe nxënësit kanë qenë pjesë mbi 90%. Një numër jashtëzakonisht i madhi nxënsve, vërehet në fytyrat e tyre një vullnet dhe disponim për mësim dhe rikthimin në shkollë, unë i falënderoj po ashtu stafin e arsimtarëve që në mënyrë unanime kanë vendosur që të punojnë dhe t’i rikthehen procesit mësimor”, vijoi Pllana.

Sipas Pllanës, Sbashk-u ka mënyra të tjera për t’i adresuar kërkesat e tyre, mos lejimi i nxënësve të kthehen në bankat shkollore nuk është një prej tyre.

“Ishalla nuk ndodh ajo që me na ngjit nofka dhe identifikime, qysh ndodh, jemi shpall njerëz tradhtar. Unë mendoj që Sbashk-u ka rrugë të tjera”, tha ai.

Riga Raci, maturante njëkohësisht kryetare e këshillit të nxënësve, bëri të ditur për IndeksOnline se nxënësit e kanë mirëpritur një vendim të tillë dhe nuk kanë hezituar të vijnë në shkollë.

Ajo bëri thirrje tek institucionet përgjegjëse për hapjen e te gjitha shkollave.

“Po, se kemi pasur shumë humbje të mëdha dhe çdo ditë që është humbur më shumë veq ka qenë dëme për neve, sidomos per neve maturantat…T’i hapin shkollat më shpejt sepse është humbje shumë e madhe për secilën gjeneratë tash që po vjen”, vijoi ajo.

Nxënësja Albina Dajaku bëri të ditur se është e lumtur për fillimin e vitit të ri shkollor.

“Jam shumë e lumtur që është hapur shkolla pasi kemi humbur shumë mësim, është java e tretë që kemi qenë në grevë…0:12..Do kisha pas dëshirë që të hapeshin të gjitha shkollat”, tha Dajaku.

Greva në arsim dhe administratën publike ka filluar nga data 25 gusht pasi kanë një varg kërkesash drejtuar Qeverisë të cilat nuk janë realizuar akoma.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës nga data 25 gusht ka nisur grevën në sektorin publik në vend. Ata po kërkojnë hartim dhe hyrje në fuqi sa më shpejt të Ligjit të pagave, plotësim-ndryshimin e ligjit mbi skemat pensionale dhe pagesë 100 euro deri në miratimin e Ligjit të pagave./IndeksOnline/

Gjithashtu lexoni:

Rreth 300 studentë nga vende të ndryshme të botës i bashkohen Universitetit Veror në Prishtinë

MASh fillon hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

Ministri Çeku, në Simpoziumin Shkencor “Qëndrimet dhe vlerat në kurrikula dhe roli i tyre në edukimin e gjeneratave të reja”

UP hap konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Sot mbahet Testi i Arritshmërisë në Kosovë, marrin pjesë 23 mijë nxënës

Kosova News 19/09/2022 19/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
45%
6 km/h
Wed
25 °C
Thu
27 °C
Fri
30 °C
Sat
34 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Konjufca e pret në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës
19:22 -08/07/2026
Konjufca pret organizatorët e “Newborn Kosova 2026”
18:57 -08/07/2026
Rutte: Samiti i NATO-s në vitin 2027 do të mbahet në Tiranë
18:48 -08/07/2026
Liderët e NATO-s me deklaratë të përbashkët: Sulmi ndaj njërit, sulm ndaj të gjithëve
18:16 -08/07/2026
Ahmeti takon të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor
18:11 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?