KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Fillon “Manifesta”, konsiderohet ngjarja më e madhe kulturore në historinë e Kosovës
Kulturë

Fillon “Manifesta”, konsiderohet ngjarja më e madhe kulturore në historinë e Kosovës

Kosova News
Kosova News 21:14 -22/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeqyteti i Kosovës këtë vit është shndërruar në festival të artit dhe të arkitekturës.

Bienalja “Manifesta 14” ka sjellë në Kosovë artistë me renome botërore nga vende të ndryshme. Atyre në ekip u janë bashkuar edhe artistë dhe arkitektë tanë vendorë, të cilët ka disa javë që kanë filluar ndërhyrjet në objekte të ndryshme të kryeqytetit. Gjatë 100 ditëve të kësaj bienaleje këta artistë dhe arkitektë, së bashku me qytetarët dhe vizitorët, do të kenë mundësi të bashkëveprojnë me vepra artistike që paraqiten në “Manifesta”, i cili është festival i parë i tillë ndërkombëtar që organizohet në Ballkanin Perëndimor.

Ministri i Kulturës i Kosovës, Hajrullah Çeku, në një deklaratë për RTK-në, gjatë hapjes së ceremonisë “Manifesta 14”, tha se Kosova jonë e vogël me zemër të madhe ka edhe kapacitet edhe vullnet për të mirëpritur ngjarje të rëndësishme të artit.

“Ky është një moment shumë i rëndësishëm për të kaluarën tonë. Është ngjarja më e madhe kulturore që mbahet ndonjëherë në historinë e Kosovës. Është me rëndësi për të ardhmen tonë, sepse është dëshmia më e mirë që Kosova jonë e vogël e me zemër të madhe ka edhe kapacitet, dëshirë dhe vullnet për të mirëpritur ngjarje të rëndësishme të artit”, tha ai.

Çeku shtoi se kryeqyteti ynë tashmë është në grup me qytete shumë të rëndësishme evropiane.

“Është shumë me rëndësi ta potencojmë faktin se para Prishtinës ‘Manifesta’ ishte në Marsejë (Francë) e pas Prishtinës shkon në Barcelonë. Pra, kryeqyteti ynë është në grup me qytete shumë të rëndësishme evropiane. Kjo i bie që nuk dallojmë fort nga këto qytete dhe as nga shtetet e tjera”, shtoi Çeku.

Gjithashtu lexoni:

Vdekja e Agon Zejnullahut, Sveçla: Kushdo që rezulton fajtor do të përballet me drejtësinë dhe do të marrë dënimin e merituar

Sveçla reagon pas ngjarjes tragjike në Lipjan: Hetim i plotë dhe drejtësi

Rekord i ri në bujqësi – Mbi 56 milionë euro vlerë gruri në Kosovë këtë vit

Murati: Përparim Rama po rren, buxheti i Prishtinës u vonua nga komuna, jo nga Qeveria

Gjendje alarmante me zjarret në Kosovë, Agjencia e Emergjencave: Situatë e rënduar ndjeshëm si pasojë e erërave të forta

Kosova News 22/07/2022 22/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
24°C
Pristina
clear sky
24° _ 24°
41%
1 km/h
Tue
32 °C
Wed
28 °C
Thu
24 °C
Fri
25 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu: Po bëhen përpjekje maksimale, që të përfundojë sa më shpejt raporti i autopsisë për Agon Zejnullahun
13:10 -08/07/2025
Vdekja e Agon Zejnullahut, Sveçla: Kushdo që rezulton fajtor do të përballet me drejtësinë dhe do të marrë dënimin e merituar
12:54 -08/07/2025
Sveçla reagon pas ngjarjes tragjike në Lipjan: Hetim i plotë dhe drejtësi
12:51 -08/07/2025
Maqedonci takon ministrin zviceran të Mbrojtjes: Anëtarësimi në NATO, kyç për stabilitetin e Ballkanit
12:20 -08/07/2025
Paralajmërim për stuhi shiu, Komuna e Prishtinës del me njoftim
12:12 -08/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?