Ministria e Financave ka mbajtur konferencën hapëse me rastin e lansimit të fushatës “Punë e denjë për jetë të dinjitetshme”.
Kjo fushatë e cila do të vazhdojë për disa muaj në Kosovë ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së punëtorëve dhe punëdhënësve për çështjen e të drejtave të punës.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha së për herë të parë në Kosovë është duke u organizuar një fushatë me përmasa të tilla, që sipas tij, ka për qëllim që të ngrit vetëdijen e punëtorit e punëdhënësit për çështjet kryesore siç janë orari, kompensimi, siguria dhe shëndeti në punë.
Ai bëri thirrje të respektohen të drejtat e punëtorëve.