Policia e Kosovës po gjobit gjatë së hënës vozitësit që po futen me vetura në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë.
Aktualisht, në këtë rrugë po zhvillohen edhe punime për heqjen e zonës së gjelbër.
Nga Komuna e Prishtinës kanë bërë me dije se vozitësit që futen në këtë rrugë, do të dënohen me 500 euro gjobë dhe mund t’u merret patentë shoferi për 1 vjet.
Vetëm taksitë dhe autobusët urbanë, si dhe veturat e emergjencës mund të lëvizin në këtë rrugë.


