KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Filloi konferenca vjetore ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2022”, shpaloset vizioni për anëtarësim në NATO
Siguri

Filloi konferenca vjetore ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2022”, shpaloset vizioni për anëtarësim në NATO

Kosova News
Kosova News 14:50 -27/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Nën organizimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së, filloi sot Konferenca vjetore ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2022”, e cila do të zgjasë dy ditë, raporton KosovaNews.

Në ditën e parë të kësaj Konference morën pjesë Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, zv.ministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, zv.komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, Shefi i Shtabit të KFOR-it, gjeneral-brigade John B. Bozicevic, drejtori i NALT-it, gjeneral brigade Joachim Hoppe, zyrtarë dhe oficerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, ambasadorë, atashe të mbrojtjes si dhe përfaqësues tjerë diplomatikë dhe ushtarakë të të gjitha shteteve partnere.

Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, ministri Armend Mehaj theksoi se së bashku me shtetet partnere do të zhvillojmë forcat tona për mbrojtjen e vendit dhe jetësojmë vizionin për anëtarësim në NATO.

“Falënderoj të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë, të cilët me praninë e tyre në këtë Konferencë dhe me mbështetjen e tyre të pandërprerë, si dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, kanë kontribuar në forcimin e FSK-së, ku si rezultat FSK-ja është në gjendje të japë përkushtimin, profesionalizmin dhe disiplinën, duke dëshmuar se mund të kontribuojë për paqen dhe sigurinë edhe në nivel ndërkombëtar”, theksoi Ministri Mehaj duke shprehur gjithashtu falënderim të veçantë SHBA-së dhe aleatëve të tjerë evropianë, për kontributin e tyre të pazëvendësueshëm në forcimin e FSK-së si dhe në procesin e suksesshëm të zbatimit të Planit Gjithëpërfshirës 10-vjeçar të tranzicionit.

Ndërsa zv.komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, në fjalën e tij u shpreh i bindur se kjo Konferencë ndihmon në ngritjen dhe thellimin e aktiviteteve të ndërsjella dhe në mbështetje të ngritjes së kapaciteteve të FSK-së.

Me fjalë rasti, të pranishmëve iu drejtuan edhe Shefi i Shtabit të KFOR-it, gjeneral brigade John B. Bozicevic, drejtori i NALT-it, gjeneral brigade Joachim Hoppe, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott dhe Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar.

Konferenca ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2022” do të vazhdojë edhe nesër, me sesionet punuese në nivel të takimeve me përfaqësuesit e vendeve partnere veç e veç, për sinkronizim të koncept-planeve për periudhën pasuese një vjeçare.

Gjithashtu lexoni:

Tentoi të grabisë një argjendari në Gjilan, ndalohet i dyshuari

Media izraelite tregon se çfarë do të bëjnë ushtarët e FSK-së në Gazë krah atyre shqiptarë, marokenë e kazakë

Kokainë, marihuanë, armë dhe mijëra euro, aktakuzë ndaj gjashtë personave në Suharekë

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj oficerit korrektues në Dubravë për “Marrje ryshfeti”

Gjendet trupi i Erkin Likës pasi ra në lumin Mat gjatë ngjitjes me litar

Kosova News 27/09/2022 27/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia gjenocidale e Millosheviqit
23:04 -13/07/2026
Agim Ademi takohet me Arijon Ibrahimovicin
21:26 -13/07/2026
Kurti: Trusti shënon rekord me 312 milionë euro kthim bruto nga investimet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026
19:49 -13/07/2026
Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve
19:43 -13/07/2026
Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë
19:06 -13/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?