KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Festivali EtnoFest në edicionin e saj të 13-të, vazhdon prezantimin e veshjeve tradicionale, Xhubleta e Veshja e Hasit
Kulturë

Festivali EtnoFest në edicionin e saj të 13-të, vazhdon prezantimin e veshjeve tradicionale, Xhubleta e Veshja e Hasit

KosovaNewss
KosovaNewss 12:17 -18/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Festivali për Art dhe Trashëgimi, EtnoFest, po e vazhdon rrugëtimin e tij duke bërë bashkë dashamirës të traditës, folklorit dhe trashëgimisë kulturore.

Edicioni i 13-të i Festivalit EtnoFest, i cili ka filluar më  datën 13 gusht dhe do të vazhdojë deri më 20 gusht, ka përgatitur për publikun ekspozita të shumta, performaca muzikore, shfaqje teatrale, punëtori e debate.

Në natën e katërt të këtij festivali, u prezantuan ritet e veshjeve tradicionale, me theks të veçantë Xhubleta dhe Veshja e Hasit.

Xhubletën në Etno Fest, natën e mbrëmshme e prezantoi Rita Kalaj nga Shkodra. Xhubleta është veshje tipike e grave në Shqipërinë veriore, në Malësinë e Madhe, Rugovë, Dukagjin dhe trevat shqipëtare në Malin e Zi. Xhubleta në shekullin e XVIII, bëhej me shumë ngjyra, por ngjyrat që kanë arritur në ditët e sotme janë: të zeza për gratë dhe bardh e zi për vajzat.

Që prej vitit 2022 xhubleta është pjesë e listes së trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO në nevojë urgjente për mbrojtje.

Ndërsa në këtë mbrëmje, përgaditjen për veshjen e Hasit në Etno Fest e solli Arbnora Kolxheraj. Veshja e Hasit është identitet i yni. Kolxheraj tregoi për ndërrimin e veshjes nga vajzë e re, në vajzë e fejuar, e martuar e deri tek pleqëria e veshja e gjyshes. Veshjet e Hasit gjithashtu dallojnë edhe në raste të ndryshme si: në raste festive e mortore. Përmes veshjes dallohet edhe statusi social se a është grua e ve ose a e ka burrin në mërgim etj. Veshja e Hasit përbëhet kryesisht nga gjashtëmbëdhjetë deri në njëzet pjesë. Përmes përformancës së shkurtër, gratë prezente treguan edhe statusin social. Veshja e Hasit qëndron akoma prezente tek gratë e Hasit, si në qytete edhe në fshatra, mirëpo veshja ndër vite ka pësuar ndryshime si në përmasa edhe në disa pjesë të veshjes të cilat nuk përdoren më: si kanaci e xhamadani.

Pas riteve të veshjeve tradicionale, festivali vëmendjen e kaloi te shfaqja.

Monodrama “Adrien” e autorit Albin Kushnini nën regjinë e regjisorit Skender Podvorica u shfaq para një publiku të gjerë. Anipse e punuar në stilin e ‘Teatrit të dhomës’, hapsira u mbush me publikë të interesuar për shfaqje. Me temën kryesore që trajton shfaqja – vrasjen e grave – aktorja Donikë Zeqiri në rolin e Gjaninës, përcolli emocionin dhe mesazhin tek audienca.

Gjaninë është një grua që jeta e përplasi me dhimbjet, një grua që u rrit në një sistem patriarkal dhe që ra pre e këtij sistemi. E lumtur në fillim, jeta e saj papritmas mer kahje tjetër duke e privuar atë nga liria, dashuria, lumturia e madje edhe amësia, shkruan kultplus.

E motivuar nga poezia, me të njejtin titull, nga autori Jacques Prevert, “Adrien” erdhi si zë, dhimbje, thirrje dhe revoltë për të parandaluar vrasjet e grave.

Monodrama në zhanrin tragjedi, mbushi në lotë sytë e publikut, të cilët bashkëndjenë me aktorën, e cila shumë besueshëm e përcolli fabulën dhe mesazhin në skenë. Energjia e pashterrur e Donikës nuk lejoi që asnjëherë të humbas vëmendja e audiencës, por të thellohet shumë e mëshumë në fabulën e veprës.

Pas shfaqjes, Etno Fest vazhdoi me Etno nejën ku të ftuar për argëtimin e të pranishmëve ishin Nezafete Shala me grupin Melodia e vjetër, me muzikë të vjetër qytetare. Ky grup rezident për cdo vit mbledhë një audiencë mjaftë të madhe dhe shumë përsona shprehin interesim për ta ndjekur këtë melodi. Muzika e vjetër qytetare e argëtoi çdo të pranishëm që e shijuan mjaft shumë, dhe që vazhdoi deri në orët e vona pas mesnate.

Etno Fest vazhdon programin edhe për disa ditë të tjera, duke ngritur tema që synojnë lirinë e lavdishme.

Gjithashtu lexoni:

Po avancojnë punimet për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Kishnicë

I jepet lamtumira e fundit Koço Qendros, ikonës së teatrit shqiptar

Sunny Hill Festival 2026 zbulon programin e plotë: Prishtina bëhet gati për tri ditë muzikë botërore

Vdes aktori shqiptar, Koço Qendro

Kurti në Galerinë e Fakultetit të Arteve për ekspozitën “When Light Pauses”

KosovaNewss 18/08/2023 18/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?