Një person është ndaluar nga Policia e Kosovës në fshatin Babush të Ferizajt, nën dyshimin për kontrabandën me migrantë.
Gjatë kontrollit të kamionit të tij dhe rimorkios, në brendësi janë gjetur shtatë meshkuj shtetas të huaj.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa migrantët janë akomoduar në qendrën e pritjes për migrantë.
Policia e Kosovës po vazhdon hetimet për rastet e ngjashme dhe apelon qytetarët për bashkëpunim.


