KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Fëmija nga Lipjani me plagë të rënda dhe shenja kequshqyerjeje dërgohet në QKUK, arrestohen prindërit
Siguri

Fëmija nga Lipjani me plagë të rënda dhe shenja kequshqyerjeje dërgohet në QKUK, arrestohen prindërit

Kosova News
Kosova News 14:04 -17/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Një fëmijë pesëvjeçar nga Lipjani është duke u trajtuar në Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), pasi është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore me plagë serioze në të dy shputat e këmbëve.

Rasti është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësja për media në QKUK, Mirlinda Qyqalla, e cila bëri të ditur se fëmija fillimisht është referuar nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Lipjan drejt Emergjencës Qendrore të QKUK-së.

“Bazuar në të dhënat nga Klinika e Pediatrisë në QKUK, ju informojmë se një fëmijë 5-vjeçar nga Lipjani është sjellë në Emergjencën Qendrore, i referuar nga QKMF Lipjan, për shkak të plagëve të rënda në të dy shputat e këmbëve, të shoqëruara me ndryshime të theksuara gangrenoze. Në momentin e pranimit, fëmija ishte në gjendje të rënduar shëndetësore, me shenja të hipotrofisë (me dyshim për kequshqyerje) dhe me vështirësi në komunikim”, ka deklaruar Qyqalla.

Sipas saj, menjëherë pas pranimit në Emergjencë janë bërë konsultime urgjente me specialistë të fushave përkatëse. Mjekët kanë vendosur që fëmija të shtrohet për trajtim në Klinikën e Pediatrisë, konkretisht në njësinë e Kujdesit Intensiv Pediatrik.

“Duke pasur parasysh dyshimet për keqtrajtim të mundshëm të fëmijës, janë njoftuar organet kompetente, përfshirë Policinë dhe shërbimet sociale, në përputhje me procedurat dhe detyrimet ligjore për mbrojtjen e fëmijëve. Pas pranimit në Kujdesin Intensiv Pediatrik, fëmija i është nënshtruar ekzaminimeve të plota laboratorike dhe imazherike. Trajtimi intensiv i plagëve është duke vazhduar, ndërkohë që janë realizuar edhe konsultat multidisiplinare me kirurgun vaskular, kirurgun plastik dhe ortopedin”, ka shtuar ajo.

Për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike të të miturit, në trajtim janë përfshirë edhe specialistë të shëndetit mendor dhe të shërbimeve sociale.

“Aktualisht, fëmija ndodhet pa përcjellje nga prindërit apo kujdestari ligjor dhe është nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të stafit mjekësor dhe punëtorëve socialë, në përputhje me procedurat për mbrojtjen dhe kujdesin ndaj fëmijëve në situata të tilla”, theksoi Qyqalla.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti është duke u hetuar dhe se prindërit e fëmijës janë arrestuar në Lipjan nën dyshimin për mos përmbushje të detyrimeve familjare.

Sipas raportit policor, i mituri është dërguar për trajtim në QKUK për shkak të gjendjes së tij jo të mirë shëndetësore, e cila dyshohet të ketë ardhur si pasojë e moskujdesit dhe mos trajtimit nga ana e prindërve./lajmi.net/

Gjithashtu lexoni:

Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj

Oficerët e FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë

Policia: Shkeljet në trafik do të dënohen edhe pa ndalimin e automjetit

Mbyllen edhe dy biznese me veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, s’ka verdikt – rikthehet në rigjykim!

Kosova News 17/03/2026 17/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?