KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » FDA miraton pilulën e parë për depresionin pas lindjes: Dha efekte për tre ditë
Shëndetësi

FDA miraton pilulën e parë për depresionin pas lindjes: Dha efekte për tre ditë

Kosova News
Kosova News 16:19 -05/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Zyrtarët federalë të shëndetësisë në Shtetet e Bashkuara kanë miratuar pilulën e parë për trajtimin e depresionit të rëndë pas lindjes, i cili prek mijëra nëna të reja në ShBA çdo vit.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) miratoi ilaçin Zurzuvae, për gratë që përjetojnë depresion të rëndë për shkak të lindjes ose gjatë shtatzanisë.

Pilula merret një herë në ditë për 14 ditë.

Depresioni pas lindjes prek rreth 400,000 gra në vit, dhe megjithëse ai mund të largohet vetë brenda disa javësh, edhe mund të vazhdojë për muaj apo edhe vite me radhë.

Trajtimi standard përfshin terapi ose ilaçe kundër depresionit, të cilat mund të duan javë të tëra për dhënë efekt dhe nuk i ndihmojnë të gjithë.

Pilula e re prodhohet nga Sage Therapeutics, një kompani që ofron një ilaç të ngjashëm që jepet me injeksion për tre ditë në institucione mjekësore.

FDA e miratoi atë kurë në vitin 2019, megjithëse nuk përdoret gjerësisht për shkak të çmimit prej 34,000 dollarësh dhe vështirësive për t’u përdorur.

Miratimi i pilulës nga FDA bazohet në dy studime të kompanisë që treguan se gratë që përdorën ilaçin Zurzuvae kishin më pak shenja depresioni gjatë një periudhe prej katër deri në gjashtë javësh. Efekti u shfaq brenda tre ditëve për shumë paciente./euronewsal

Gjithashtu lexoni:

Kujdes nga gjarpërinjtë, IKSHPK publikon udhëzime për mbrojtje gjatë qëndrimit në natyrë

Modeli i frymëmarrjes është po aq unik sa gjurmët e gishtit dhe mund të zbulojë shumë për shëndetin tuaj

Ky gabim i zakonshëm me kondicionerin dëmton shëndetin dhe shumica nuk e kuptojnë fare

Kurti e Vitia vendosin gurthemelin e QKMF-së 2.4 milionëshe në Shtime

125 raste me kancer gjiri në QKUK gjatë këtij viti, falë metodës “Sentinel” u shpëtuan 22 gra nga heqja e gjirit

Kosova News 05/08/2023 05/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Thu
29 °C
Fri
28 °C
Sat
26 °C
Sun
28 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Opozita s’do Kuvend, janë deputetë nomadikë!
11:52 -19/06/2025
Haxhiu: Gjykata Kushtetuese është vonuar shumë
11:35 -19/06/2025
Arrestohet një i dyshuar për falsifikim të dokumenteve, i konfiskohen 5 vula të institucioneve
11:22 -19/06/2025
Abrashi: Opozita pa qëllim të qartë po bllokon Kuvendin
11:06 -19/06/2025
Kurti në drekë me ambasadorët për procesin e krijimit të institucioneve
10:47 -19/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?