KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Faton Klinaku intervistohet nga Policia e Kosovës pas deklaratës ku përmendi vrasjen e kryeministrit Albin Kurti
Politikë

Faton Klinaku intervistohet nga Policia e Kosovës pas deklaratës ku përmendi vrasjen e kryeministrit Albin Kurti

Kosova News
Kosova News 13:36 -30/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ushtruesit i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, është intervistuar pas deklaratës së djeshme ku përmedni vrasjen e kryeministrit të vendit, Albin Kurti.

Lajmin e ka konfirmuar avokati i Klinakut, Ramë Dreshaj, i cili tha se intervistimi ka zgjatur 1 orë.

“Po është intervistuar, Prokuroria i ka udhëzuar hetuesit policorë dhe ata e kanë intervistuar”, ka thënë Dreshaj.

Klinaku dje kishte shkruar në Facebook një komunikim, sipas tij me një votues të Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas tij, votuesi ka thënë se Kurti nuk ka bërë ndryshim, përkundrazi “po shkojmë edhe më shumë teposhtë si vend dhe s’ka mbetur tjetër gjë pos me ikë jashtë”.

“I thashë: As se kam votu, as ndryshim për të mirë kurrsesi që  nuk kam pritur nga ai, e sa i përket daljes jashtë, më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”, ka shkruar Klinaku.

Ndaj kësaj deklarata ka pasur reagime të shumta, ndërsa edhe një pjesë e veteranëve janë distancuar nga Klinaku dhe janë vënë në mbështetje të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Veteranët e UÇK-së nga Hasi distancohen nga Faton Klinaku që përmendi vrasjen e Albin Kurtit: Jemi në mbështetje të institucioneve të Republikës së Kosovës

Edhe zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Avni Zogiani i ka reaguar Klinakut, duke thënë se tashmë i janë ndalur përfitimet dhe për shkak i janë terru sytë e lëshon deklarata të tilla.

“20 milionë euro të rezervave financiare të shtetit qen shpërndarë pa kurrfarë kriteri nga Qeveria Haradinaj! Ndër të tjera aty pat marrur edhe organizata e Klinakut! Epo s’ka ma kështu, prandaj i janë terru sytë këtij dhe plotë të tjerëve si ky”, ka shkruar Zogiani.

Zv.ministri Zogiani i reagon Klinakut: S’ka më përfitime, prandaj i janë terru sytë…

Kurse  Lëvizja për Demokraci në reagimin e saj thotë se Faton Klinaku duhet te arrestohet menjëherë pas deklaratës skandaloze ku e përmend vrasjen e Albin Kurtit!

“Është një shembull i papranueshëm i përdorimit të retorikës së ekstremizmit në politikë. Në një kohë kur Kosova ka nevojë për bashkëpunim, dialog dhe për të ndërtuar një të ardhme të qetë dhe të sigurt, kjo lloj retorike nuk kontribuon në asnjë mënyrë pozitive, por nxit urrejtje dhe vrasje në mes vete”, thuhet në reagimin e Lëvizjes për Demokraci.

Përmendja e vrasjes së Albin Kurtit – reagon Lëvizja për Demokraci: Faton Klinaku të arrestohet pas deklaratës skandaloze që nxit urrejtje dhe vrasje në mes vete…

Gjithashtu lexoni:

Refuzohet lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, avokati thotë se vendimi është paragjykues

Peci: Mbështetja për fermerët kosovarë po kontribuon në zhvillimin ekonomik

Hamdi Bytyqi, kandidat për kryetar të Komunës së Therandës nga VV-ja

Trump: Unë ndalova luftën Kosovë-Serbi, së shpejti do të kemi paqe Izrael-Iran

Më 26 qershor hapet afati për dorëzimin e listave me kandidatë, KQZ: Do të verifikohen të gjithë

Kosova News 30/08/2023 30/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 13°
72%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

ZKA: Fushë-Kosova pagoi 850 mijë euro shtesë për vendime gjyqësore dhe përmbarimore
21:48 -15/06/2025
Refuzohet lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, avokati thotë se vendimi është paragjykues
21:42 -15/06/2025
Vazhdojnë sulmet me raketa ndërmjet Izraelit dhe Iranit
20:58 -15/06/2025
Reuters: Trumpi e ndaloi planin e Izraelit për ta vrarë liderin suprem të Iranit
20:21 -15/06/2025
Kurti përkujton dy figura të mëdha të kulturës shqiptare
19:51 -15/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?