KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Familja Dehari kërkon përjashtimin e prokurorit Afrim Shefkiu nga hetimet për vdekjen e Astritit
Siguri

Familja Dehari kërkon përjashtimin e prokurorit Afrim Shefkiu nga hetimet për vdekjen e Astritit

Kosova News
Kosova News 12:25 -12/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Familja Dehari dhe avokati i saj, Tomë Gashi, ka kërkuar përjashtimin e prokurorit Afrim Shefkiu nga rasti i vdekjes së Astrit Dehari.

Avokati Gashi ka thënë se kërkesa është dërguar të enjten tek ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.

Sipas tij, ekspertiza e rastit “Dehari” në tri raste ka konstatuar se bëhet fjalë për vdekjen e Astrit Deharit, derisa siç ka thënë, prokurori Shefkiu nuk deklarohet fare dhe nuk u jep asnjë përgjigje familjes dhe atij.

“Ekspertiza shtesë e vërteton manipulimin e provave, prokurori as që do të na informojë. I vetmi person përgjegjës është vetë prokurori dhe nëse ai në këtë situatë nuk përgjigjet e bën atë që të mos jetë neutral dhe i paanshëm. Për këtë arsye dhe arsye të tjera ne kemi kërkuar përjashtimin e tij. Prokurori t’i ftojë ekspertët e pavarur, Besim Ymaj dhe Besim Latifin pasi në trupin e Astrit Deharit janë konstatuar plagë të cilat i ngjajnë goditjes me boks. I kemi tri ekspertiza që vërtetojnë vrasjen e Astrit Deharit dhe prokurori është neglizhent saqë nuk është e mundshme që të besojmë se një prokuror shqiptar i Republikës së Kosovës, të jetë kaq neglizhent. Nuk përgjigjet me asnjë fjalë kërkesave tonë të ligjshme sepse ai në media ka deklaruar se do të jetë bashkëpunues me familjen Dehari”, ka thënë Gashi.

Avokati Gashi ka thënë se besojnë që është çështje e prokurorisë së shtetit se cilin prokuror tjetër ta caktojnë.

“Ky prokuror nuk mundet më asnjë sekondë të punojë në rastin e Astrit Deharit sepse nuk është duke e dashur të vërtetën dhe nuk po e do as drejtësinë. Është hera e parë për rreth gjashtë viteve që ne kërkojmë përjashtimin e vetëm një prokurori”, ka shtuar Gashi.

Gjithashtu lexoni:

Gjendet pa shenja jete një shtetase e Malit të Zi në Banjë të Istogut

Vjedhen pajisje ndërtimore për tri ditë rresht në Vushtrri

Një person në Ferizaj sulmon me thikë dy qytetarë

Policia bastis tri lokacione në Mitrovicë, sekuestron armë dhe ndalon një të dyshuar për kontrabandim me migrantë

Sot shpallet aktgjykimi për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan

Kosova News 12/08/2022 12/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm
14:05 -10/07/2026
MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor
13:20 -10/07/2026
Gjendet pa shenja jete një shtetase e Malit të Zi në Banjë të Istogut
12:59 -10/07/2026
ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren
12:27 -10/07/2026
Kurti: Për qeverisje përgjegjësia te ne, për presidentin e të gjithëve
12:00 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?