KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Eurodeputeti Picula ia tërheq vërejtjen Serbisë: Nëse Vuçiq vazhdon kështu, s’përjashtohet ndërprerja e negociatave me BE-në
Politikë

Eurodeputeti Picula ia tërheq vërejtjen Serbisë: Nëse Vuçiq vazhdon kështu, s’përjashtohet ndërprerja e negociatave me BE-në

Kosova News
Kosova News 11:33 -09/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Eurodeputeti Tonino Picula ka thënë se nëse presidenti serb Aleksandar Vuçiq vazhdon me këtë politikë,  nuk përjashtohet ndërprerja e negociatave të anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian.

Ai theksoi për televizionin N1 në Zagreb se ndër shumë gjëra që Vuçiq tha të shtunën, ndoshta më e rëndësishmja është deklarata e tij, e cila duhet mbajtur mend, se ai do të duhet të vlerësojë nëse ka ardhur koha për të pranuar një realitet tjetër.

“Më duket se prej kohësh jeton në një realitet alternativ, duke u përpjekur të ndërthur të pamundurën dhe prej kohësh rrethanat janë në favor të tij. Me ndryshimin që ndodhi në planin gjeopolitik pas 24 shkurtit dhe agresionit rus kundër Ukrainës, shumë gjëra ndryshuan dhe u përshpejtuan”, tha Picula.

Tutje, Picula thotë se hapësira për manovrim për politikën e mëparshme të Vuçiqit po zvogëlohet dhe thekson se duhet të respektohen disa prioritete të reja dhe se presidenti i Serbisë duhet të përgatisë publikun serb për shumë vendime jopopullore që duhet të zbatojë, të cilat do të jenë në kontrast të thellë me narrativa që ka mbizotëruar që nga ardhja e tij në pushtet, mbi të gjitha kur bëhet fjalë për Kosovën, transmeton klankosova

Sipas tij, takimi në Pragë ishte një pikë që çon në një politikë dukshëm më kritike dhe më të ashpër të institucioneve evropiane ndaj Serbisë dhe pavarësisht se si e interpreton Vuçiq, Serbia është në pikëpyetje.

Duke komentuar progresin e Serbisë në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Picula tha se ato praktikisht tashmë janë të ngrira, sepse asnjë kapitull apo grup i ri i negociatave nuk është hapur për një kohë të gjatë dhe ka gjithnjë e më pak shanse që diçka e tillë të ndodhë deri në fund të vitit.

“Ende ekziston mundësia që Serbia të përmirësojë perceptimin e saj me një politikë tjetër, por nëse presidenti Vuçiq vazhdon me këtë politikë dhe shkakton kritika shtesë në BE, nuk përjashtohet pezullimi i negociatave”, shtoi Picula që njëherit është edhe autor i raportit mbi Strategjinë e re Evropiane të Zgjerimit.

Gjithashtu lexoni:

Kamberi reagon ndaj deklaratës së ministres serbe, kërkon shkarkimin e saj

Ferati: Bisedimet teknike me Vetëvendosjen do të vazhdojnë, LDK-ja është e bashkuar

BE-ja kërkon përgjegjësi pas deklaratës së ministres serbe

Guerot: Franca mbetet aleate e besueshme e Kosovës

Kurti: Trusti shënon rekord me 312 milionë euro kthim bruto nga investimet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026

Kosova News 09/10/2022 09/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Kosova dha Shqipëria ekstradojnë dy dilerë
15:44 -14/07/2026
Kamberi reagon ndaj deklaratës së ministres serbe, kërkon shkarkimin e saj
15:16 -14/07/2026
Ferati: Bisedimet teknike me Vetëvendosjen do të vazhdojnë, LDK-ja është e bashkuar
15:04 -14/07/2026
Aktakuzë ndaj tre personave për narkotikë dhe ryshfet, njëri zyrtar korrektues në Dubravë
14:28 -14/07/2026
BE-ja kërkon përgjegjësi pas deklaratës së ministres serbe
14:02 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?